Tepelenë/ Ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, mësuesi 63-vjeçar arratiset pas lirimit nga Gjykata

Akuzohej për pedofili, mësuesi 63-vjeçar nga Tepelena arratiset nga Shqipëria. Ai u denoncua nga familjarët e nxënëses 11-vjeçare se e kishte ngacmuar seksualisht, ndërsa Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë në 8 qershor. 

Familja e mësuesit dhe e vajzës ishin fqinjë nga fqinjë nga fshati Luftinjë, kishin hyrje dhe dalje familjare, por sipas prindërve të vajzës, ai e ka ngacmuar vajzën prej 2 vjetësh. 

Edhe pse u arrestua nga policia dhe prokuroria nisi një hetim ndaj tij, gjykatësja Mirela Kore liroi mësuesin pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës. M.D iu dha masa detyrim paraqitje. Lirimi i mësuesit solli përkeqësimin e gnejdes psikologjike të vajzës, e cila sipas familjarëve ka tentuar vetëhelmimin. 

Prej dy ditësh ai është larguar nga banesa dhe ende nuk dihet vendndodhja e mësuesit 63-vjeçar, për të cilin dyshohet se është larguar jashtë vendit. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka