Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta

Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta

Komisariati i Policisë Tepelenë

Tepelenë- Përleshje mes dy të rinjve dhe 4 gjimnazistëve të shkollës së mesme në Tepelenë.

Pa u shuar mirë vala e indinjatës në opinionin publik për ngjarjen tragjike të 18 Nëntorit në Tiranë, ku nga përleshja mes dy grupeve të nxënësve 14-vjeçarë pati një të vrarë (Martin Cani), një të plagosur dhe 2 të arrestuar, një tjetër incident ka ndodhur afër ambienteve të shkollave. Këtë herë protagonistët e dyshuar janë jonxënës që janë përplasur me gjimnazistë.

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës, teksa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të rriturit 20 dhe 22 vjeç, që kanë shkuar të konfliktohen me nxënësit.

Sherri ka pasur motive të dobëta, por policia nuk dha detaje të tjera për dinamikën dhe shkaqet.

“Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të kësaj shkolle, për motive të dobëta”, njoftoi sot (27 Nëntor) policia vendore. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN