TEPELENË - Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 06:00 automjeti me drejtues T.H., 39 vjeç, banues në Mallakastër u përplas me automjetin me drejtues R.S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta dhe po mjekohet në spital.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, një 51-vjeçar V.K. është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në kujdesin e mjekëve.