Një i moshuar ka ndërruar jetë, pasi është përplasur pasditen e sotme nga një makinë tip ‘Alfa Romeo’ teksa ishte duke lëvizur në gomar rreth orës 20:55, në autostradën Levan- Tepelenë, në fshatin Fratar Mallakastër.
 
I moshuari Bajram Skënderi 80-vjeç është dërguar në spital, por nuk ka mundur që t'u mbijetojë plëgëve, ndërsa policia ka ndalur drejtuesin e mjetit tip “VOLSWAGEN”, me targë AA 123 JU që e përplasi, Mentor Shehu 33 vjeç.
 
Policia ka nisur hetimet, por nga të dhënat e para mësohet se i moshuari i ka prerë rrugën makinës në kthesë.




d.b/shqiptarja.com