TEPELENË- Ndalohet nga policia e Gjirokastrës ditën e sotme, Ronaldo Beca, 20 -vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë. Arrestimi i 20-vjeçarit u bë, pasi në aksin Tepelenë - Veliqot, në vendin e quajtur  “Tuneli”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, me targa TR 5246 J.

Ndërsa materialet në ngarkim të këtij personi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme proceduriale.