TEPELENË- Një 37-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur duke transportuar në mënyrë të paligjshme 10 emigrantë.
Report Tv mëson se në pranga ka rënë Ardit Hyska, banues në Durrës.
Ai u kap në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat", Tepelenë, transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 10 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut.
Të riut iu sekuestrua automjeti dhe një celulari teksa vijon hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Gjithashtu, në Fier për transportimin e emigrantëve të paligjshëm u kap një 44-vjeçar u cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
L. J., 44 vjeç, banues në Delvinë u arrestua për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore Fier, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.