Tepelenë, protestë kundër kërkimit
të eshtrave të ushtarëve grekë

Tepelenë, protestë kundër kërkimit<br />të eshtrave të ushtarëve grekë<br /><br>
Në ditën kur kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati e atij grek Nikos Kotzias, dhjetra qytetarë kanë protestuar në fshatin Dragot të Tepelenës, aty ku sot pritet nisja e kërkimeve.

Qytetarët, disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia. Gërmimet do të fillojnë në Fushën e Dragotit dhe do të ketë ekspertë nga dy vendet.

Mediat greke vlerësojnë të jenë varrosur rreth 6800 ushtarë. Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.

Protestuesi Mane Kasaj, 65 vjeç, ka thyer gardhin në zonën ku po bëhen kërkimet për gjetjen e varrezave të ushtarëve grekë dhe është shoqëruar në komisariat.

protesta per varrezat
(Pamje nga protesta në Dragot)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri maqedonas: Kufijtë e shteteve në Ballkan, janë një marrëzi e madhe! Vetëm shtojnë korrupsionin

Kryeministri maqedonas: Kufijtë e shteteve në Ballkan, janë një marrëzi e madhe! Vetëm shtojnë korrupsionin