Tepelenë, Rama: Luli s'është djalë
i keq, por s'është për punë/VIDEO

Tepelenë, Rama: Luli s'është djalë<br />i keq, por s'është për punë/VIDEO
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin ekonomik të PS me fermerët në Memaliaj, në Tepelenë.

Kreu i qeverisë tha se fokusi i mandatit të ardhshëm do jetë infrastruktura rurale dhe zhvillimi i sektorit bujqësor. 

Rama u shpreh i bindur gjithashtu se rritja ekonomike e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme do kapë shifrën 5%. 

"Ndërtojmë rrugët e fshatrave mandatin e ardhshëm"
"Kemi një program të veçantë për rrugët e fshatit për të lidhur prodhimin bujqësor me tregun dhe për të mos e pasur rrugën mes pikës prodhuese dhe tregut tmerrin e njerëzve që prodhojnë. 

Kemi 71 milionë dollarë të tjerë për programin e turizmit me Bankën Botërore dhe Tepelenë ne kemi futur në hartën e turizmit se nuk ishte. Me program e Rilindjes Urbane ne kemi punësuar 49 326 punonjës, të regjistruar, kanë marrë pagat dhe kanë paguar kontributet. 

Nëse shkojmë te 5% rritje ekonomike, se vetëm ne mund të shkojmë, shkohet duke bërë shtet, jo duke bërë premtime pa kuptim, shkohet duke bërë investimet e duhura, duke nxitur investimet prodhuese, duke nxitur ato pika kyçe të ekonomisë"
, u shpreh Rama duke iu referuar premtimeve të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Batutat për Bashën: Nuk bën punë!
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Memaliaj, Rama tha gjithashtu përmes batutës se Luli s'është djalë i keq, por "askush s'mund të presë se ai mund të bëjë punë".  

"Se thotë Luli do ua heq taksat dhe do ua ushqej unë fëmijët, e keni dëgjuar? Që nga çerdhja e deri në fund të shkollës së mesme s'do ketë prind hallin që ç'a do i japë fëmijës se do ia ushqejë Luli, imagjinoni t'ia lëshë Lulit të gjithë kalamajtë e Shqipërisë se ç'a bëhet.

S'duhet të flas për Lulin se e keni dhëndër nga Tepelena, nuk është djalë i keq, por aq ka, aq bën, nuk mund të presësh nga Luli të rrregullojë ndonjë punë. Sepse po të kishte rregulluar, do kishte rregulluar. E pati njëherë këtë mundësi, prishi ato që bëra unë dhe tani s'do e ketë më",
tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet