Tepelenë, Rama prezanton projektet: Sfida jonë, si t'i mbajmë këtu turistet e bukura suedeze

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Tepelenë, gjatë një takimi me drejtorë dhe përfaqësues të administratës lokale, projektet e qeverisë për zhvillimin e këtij rrethi. Kreu i qeverisë e vuri theksin te zhvillimi i turizmit përmes përmirësimit të infrastrukturës rrugore, ujësjellës kanalizime dhe inevstimeve në turizmin kulturor.

Sfida tha Rama është si t'i mbajmë turistët e huaj më shumë se një ditë në Tepelenë dhe kjo sipas tij arrihet vetëm duke rritur investimet në zonat e frekuentuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Do restaurojmë Kalanë e Ali Pashë Tepelenës për ta kthyer në një destinacion turistik.

Janë 13 fshatra në Qarkun e Shkodrës, në projektet e 100 fshtatrave, ku ne do investojmë si modele zhvillimi. Të ardhurat nga turizmi janë shifra të cilat do rriten. Kërkesa e madhe nuk është vetëm për detin poshtë, por edhe për bukuritë që ndodhen lart.

Sfida është si t'i mbajmë suedezet e bukura të cilat të mos vijnë sa për të bërë një fotografi me Ali Pashën dhe të largohen, por si t'i mbajmë për 2 apo tre ditë këtu. Kjo është sfida. Më vjen mirë që pas shumë vitesh filloi shenja e parë e ndërtimit të hotelit te uji i ftohtë i cili ishte një ide që e promovuaam bashkë me Tërmetin dhe thamë se kty ishte një projekt që do sillte turistë. Një mbledhje qeverie do ta bëjmë këtu në Tepelenë menjëherë sapo të hapet hoteli ku mund të qëndrojmë për aktivitetet tona.

Edi Rama, kryeministër

Projekt tjetër zhvillues për Tepelenën Rama përmendi dhe ujësjellësin. "Do bëjmë të njëjtën gjë në Këlcyrë, Libohovë, Këlcyrë. Në këto pika ku ka filluar të funksionojë motori i turizmit ne do bëjmë investimet e nevojshme".

Batutat e Ramës me Tërmet Peçin
Nga Tepelena, në fjalën e tij Rama tha se posteri gjatë zgjedhjeve në këtë bashki ishte: "Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën". Ndërkohë, nisur nga kjo ai shkëmbeu një batutë duke theksuar se kundërshtarët mendonin se Peçi do të shkatërronte qytetin.

“Faleminderit për mikpritjen tuaja. Faleminderit grave dhe vajzave që janë këtu të pranishme. Dhe më bën gjithmonë përshtypje që kur vij këtu ka shumë vajza dhe gra q marrin pjesë në takime, dhe duket se pushtetin e vërtetë e kanë ato.

Qëlloi pak si çuditshme, pas thoshte posteri: Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenë. Për shumëkënd kjo mund të përktheje dhe u përkthye;

Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit të Tepelenës nga Tërmeti. Ishte e pamundur të ecje në këmbë në këtë zonë, pa drita dhe në rrugët me gropat. Edhe vet Tërmeti më pati thënë; Aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
'Të na rrojë sa malet ky burri këtu. Ky i bën të gjitha'/Tërmet Peçi lavde për Edi Ramën

Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha”. Me këto fjalë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Gjatë prezantimit të projekteve të qeverisë për zhvillimin e Tepelenës, Peçi ka thënë se Rama do i realizojë të gjitha ato që ka premtuar. Ai e ka falënderuar kryeministrin publikisht disa herë.

Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama. 

Tërmet Peçi, kryetar i Bashkisë së Tepelenës

Por edhe kryeministri Rama ne fjalën e tij, nuk la pa e komentuar kryebashkiakun e Tepelenës, madje edhe duke e thumbuar per kushtet e pallatit te sportit qe ka ndertuar se fundmi.

I them 100 herë mos e tepro me këto fjalët që thua për mua. Por ai është i vendosur dhe s'kam ç'i bëj. Në fund i del llogaria, i merr votat me ato që thotë për mua. Më vjen shumë mirë dhe ju falënderoj shumë që qëndruat këtu. Ma kishte thënë Tërmeti që do ta bëjmë pa ngrohje- ftohje sallën se kur është diell do futemi që do dobësohemi. Funksionon shumë mirë dhe duhet shënuar atje "Tërmet: Lodra me dorë dhe sauna dhe përdoret sipas rastit". Që do thotë se do më vijë menjëherë tani projekti i ngrohje- ftohjes së kësaj salle.

Edi Rama, kryeministër

Ora 12:26
'Aman komandant të vëmë dritat se s'po gjejmë shtëpinë tonë'/Rama rrëfen bisedën me Tërmet Peçin: Qyteti në errësirë

Kryeministri Edi Rama nuk i kursen fjalët e mira për kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të projekteve zhvilluese, Rama tha se posteri gjatë zgjedhjeve në këtë bashki ishte: "Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën", ndërsa kundërshtarët, sipas tij, mendonin se Tërmeti do të shkatërronte qytetin.

Rama rrëfeu edhe një moment tjetër, bisedën me Tërmet Peçin kur ai i kishte kërkuar mbështetje nga qeveria për financimin e disa projekteve, ndër to ndriçimin e rrugëve të qytetit.

Faleminderit për mikpritjen tuaja. Faleminderit grave dhe vajzave që janë këtu të pranishme. Dhe më bën gjithmonë përshtypje që kur vij këtu ka shumë vajza dhe gra q marrin pjesë në takime, dhe duket se pushtetin e vërtetë e kanë ato.

Qëlloi pak si çuditshme, pas thoshte posteri: Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenë. Për shumëkënd kjo mund të përktheje dhe u përkthye.  Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit të Tepelenës nga Tërmeti. Ishte e pamundur të ecje në këmbë në këtë zonë, pa drita dhe në rrugët me gropat. Edhe vet Tërmeti më pati thënë; Aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur.

Edi Rama, kryeministër

Ora 12:01
FOTO/Rama sheh veten i pikturuar si basketbollist në palestrën e famshme të Tepelenës

E mbani mend palestrën e famshme nga një shkollë e mesme në Tepelenë ku kryeministri Edi Rama ishte pikturuar si basketbollist? Ideja kishte qenë e kryebashkiakut Tërmet Peçit.

Rreth një vit më pas është vetë kryeministri Edi Rama i cili sheh veten të pikturuar në muret e palestrës. Në të njëjtin vend kreu i qeverisë zhvilloi sot një takim me drejtorët dhe prezantoi projektet për zhvillimin e turizmit.

Në rininë e tij kryeministri Edi Rama ka luajtur basketboll dhe kjo është parë nga ideatorët tepelenas si një formë shpërblimi për kreun e qeverisë për rikonstruksionin e gjimnazit të qytetit.




(Kryeministri Edi Rama i pikturuar si basketbollist në muret e palestrës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 22/05/2018 15:48

    Jepi Tërmet se e lebetite tepelenen bravo një kryetar popullor dhe pa komplekse.

    Përgjigju
  • Faik: 22/05/2018 14:35

    Tërmet Peçi Djalë FANTASTIK ! Super FAMILJE nga Labëria e TEPELENËS . Bravo Bravo TËRMET të FALENDEROJ ! Një nga KRYETARËT më të mirë të BASHKIVE të JUGUT të SHQIPËRISË .

    Përgjigju
  • Daja: 22/05/2018 14:12

    Qente le te lehin karvani te shkoje perpara,bravo z.Kryeminister.

    Përgjigju
  • Donela: 22/05/2018 14:06

    Projekte kemi degjuar po realitet kur do behen,megjithate ju uroj suksese ne projektet tuaja z.Kryeminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane

Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane