Altin Llani është qëlluar me armë zjarri në fshatin Dhëmblan nga kushëriri i tij,duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vrasja e Llanit ka pasuar serinë e vrasjve të ditëve të fundit, ku dy ditë pas ekzekutimit me thikë të një elektriçisti, në Tepelenë është shënuar vrasja e radhës. Autori i krimit sipas policisë së Tepelenës është identifikuar si Gjergji Hasani, kushëri me viktimën. 37-vjeçari Llani me origjinë nga Fieri është qëlluar me një pushkë. Ndërkohë pas kryerjes së krimit autori është larguar me shpejtësi duke ju fshehur policisë për disa orë, por më pas është vënë në pranga duke mos bërë asnjë rezistencë. Altin Llani është transportuar në spital me shpejtësi nga disa banorë të zonës, por gjatë rrugës ka ndëruar jetë.Kanë qënë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë e Tepelenës, e cila ka mbëritur në vendgjarje për të kryer veprimet e para hetimore.
Konflikti i çastit
Gjergji Hasani 36 vjeç banues në Dhëmblan të Tepelenës ka qëlluar me armë zjarri zjarri kushëririn e tij Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier. Konflikti sipas burimeve të policisë ka lindur për motive banale pas një grindjeje mes kushërinjve. Në grindje e sipër Hasani ka qëlluar me armë, kushëririn e tij, duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa ai ka vdekur vetëm pak momente më vonë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, në fshatin Dhëmblan. Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ajo ka arrestuar autorin jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa po tentonte të largohej në këmbë nga fshati. Ndërkaq policia bllokoi edhe armën e krimit, një pushkë karabinë gjysëm automatike me 20 fishekë. Policia në bashkëpunim me prokurorinë po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe shkaqet e saj.
Me depresion
Autori i krimit sipas policisë së Tepelenës në zonë njihet si person me probleme mendore. Për këtë ai është ndjekur rregullisht tek mjeku. Pikërisht problemet mendore mund të kenë ndikuar në shpërthimin e tij të menjëhershëm, i cili ka ekzekutuar me armë zjari kushëririn e tij Altin Llani që kishte mbëritur në Dhëmblan nga Fieri.Viktima kishte vetëm pak ditë që kishte mbëritur në këtë fshat. Ndërkohë që një konflikt i çastit me autorin e krimit,ka bërë që ai të reagojë shumë ashpër duke shkuar në banesë dhe ka marrë një armë zjarri, me të cilën e ka qëlluar për vdekje 37-vjeçarin.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO