FOTO/ Arrestohet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në Tepelenë, zbulohet pse u dënua në 2016-n
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim"
Foto Ilustruese
TEPELENË- Arrestohet një person i shpallur në kërkim. Policia e Tepelenës në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Vlorë, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e personit në kërkim: - Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i 28 vjeçarit u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim". Sipas burimeve të raportuara nga ana e policisë, personi i lartpërmendur, ka qenë një nga autorët, i cili i ka vjedhur me dhunë M.L, një sasi lekësh dhe sende të tjera në vitin 2016 në aksin rrugor,Krahës-Memaliaj.
Ndërsa, materialet në ngarkim të këtij personi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim
Ndalohet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg për veprën penale " Vjedhja me dhunë"
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
I arrestuari Juljan Islamaj, 28 vjeç
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim"
Ky person ka qenë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmetin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit M.L, nje sasi lekësh dhe sende të tjera. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130 dhe 25 i Kodit Penal.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor, 12:34
-
I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë
22 Dhjetor, 11:59
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor, 11:16
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor, 14:48
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor, 21:13
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor, 16:28
-
Vlorë/ Vodhën para në një banesë, bagëti dhe koshere bletësh, zbardhen 6 raste vjedhjesh në Dukat, Radhimë dhe Orikum, në pranga 2 autorët
15 Dhjetor, 10:59
-
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
14 Dhjetor, 12:49
-
Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Vlorë
14 Dhjetor, 11:48