TEPELENË-Një lokal është djegur gjatë natës në fshatin Hormovë.
Mësohet se lokali ishte në pronësi të R.E, ku janë regjistruar dëme të mëdha materiale. Zjarri ka rënë në ambiente e brendshme, ku janë djegur tavolinat dhe karriget.
Sipas uniformave blu, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme megjithatë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Komento