'Tepelenës ç’i shohin sytë', Forumi i Trashëgimisë ngre alarmin: Kalaja e Ali Pashës do të kthehet në qendër tregtare dhe jo trashëgimie! Projekti kthehet mbrapsht

'Tepelenës ç’i shohin sytë', Forumi i Trashëgimisë ngre alarmin: Kalaja e Ali Pashës do të kthehet në qendër tregtare dhe jo trashëgimie! Projekti kthehet mbrapsht

Projekti i publikuar nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka publikuar në mediet sociale një projekt lidhur me rivitalizimin e Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë, monument i Kategorisë I prej vitit 1963.. Bashkëngjitur me projektin e një prej studiove të kryeqytetit, Forumi ngre shqetësimin se rijetëzimi do ta shndërrojë Kalanë në një qendër komerciale dhe është bërë pa konsultimin e grupeve të interesit.

“Ky është projekti i Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë, i përgatitur në kuadër të një rivitalizimi që do t'i bëhet një nga kalave më të njohura në Shqipëri. Projekti i një studioje nga Tirana, qe mesa duket do ta ktheje kalanë në një qendër tregtare dhe jo trashëgimie, nuk është konsultuar me autoritet vendore dhe ekspertët e trashëgimisë apo qytetarët e Tepelenës”, shkruan Forumi.

Rivitalizimi i Kalasë së Ali Pashës është marrë përsipër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Burime për Report tv bëjnë me dije se projekti i studios në fjalë është paraqitur për miratim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore por në mbledhjen e fundit është  vendosur për t'u kthyer mbrapsht shoqëruar me disa vërejtje për rishikim.

Kalaja e Ali Pashës konsiderohet nga më të rëndësishmet në vend, të dhënat historike diktojnë se për ndërtimin e saj është kujdesur vetë Ali Pasha. Objekti aktual, me tri hyrje dhe po aq kulla është rindërtuar në 1819-ën.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu iTepelenës: 21/07/2023 16:35

    Po kalaja në Krujë.Tiranë etj,janë zhbërë sipasjush të forumit,mos vall brënda jush ka hyrë qotlargu.

    Përgjigju
  • minushe: 21/07/2023 13:20

    slane gje pa rivitalizuar...po brezat e femijve tane a do kene mundesi te kene ndonje ide dhe ta realizojne apo te gjitha do behen ne kohen e Edi Rames...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja