SKANDAL/ Festa e çmendur e të rinjve me drogë në Itali do mbahet me 1 shtator në Shqipëri?! Në Romë vdiq një i ri britanik, policia e bllokoi...po policia shqiptare?

Një festë ilegale ku të rinjtë nga Evropa që prej të të premtes së kaluar, tërboheshin me drogëra u ndalua nga policia dje në fshatin Valentano, pranë Romës.

Një nga pjesëmarrësit tregon se destinacioni i radhës është Shqipëria. 

"Takimi tjetër është përcaktuar 1 shtatori në Shqipëri. Por detajet në lidhje me eventin do të bëhen publike në grupet e Telegramit » thotë ai.  

Ndërkohë që rrëfen se në festën e tërbuar janë përdorur dhe tregtuar lëndë të shumta narkotike.

"Në makina ishin vendosur edhe tabela me çmimet e substancave. Ketamine: 5 euro. LSD: 10 euro", deklaron një tjetër i pranishëm.

Kështu që për disa ditë pjesëmarrësit kanë konsumuar pica të bëra me miell kërpi. Pjesëmarrësit në "Rave Party" mblidhen individualisht dhe informohen si përmes grupeve në Telegram (ose WhatsApp) ashtu edhe përmes fletushkave.

Festa e organizuar është pa rregulla dhe e tërbuar, ku të rinjtë festojnë me muzikë të lartë dhe konsumojnë lëndë narkotike.

Itali, policia u detyrua të ndërhyjë pas vdekjes së një 25-vjeçari. Burri, i lindur në Londër, por banues në veri të Italisë, u gjet i vdekur në një liqen pranë Viterbo të hënën pasi mori pjesë në festën ilegale dhe mbajtja e një të mundshme në Shqipëri normalisht duhet parë me shqetësim.

 Eventi për të parën herë është organizuar në Francë dhe më pas pati tentativa për tu mbajtur edhe në Belgjikë dhe Gjermani, por të cilat dështuan për shkak të ndërhyrjes policore.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit