'Tërbohem nga fakti që KE në Shqipëri nuk ndërhyri', ish-eurodeputetja apel për çështjen e Teatrit Kombëtar

Ish-eurodeputetja, Doris Pack ditën e sotme ka qënë pjesë e aktivitetit "Qytetarët dhe zëri i tyre në mbrojtje të trashëgimisë". Pack e thirrur nga Partia Demokratike në këtë aktivitet ka bërë apel se vlerat kulturore duhen të ruhen. Ndërkohë Pack ka mbajtur edhe një qëndrim për Teatrin Kombëtar ku është shprehur në një linjë me Partinë Demokratike që kundërshtojnë prishjen e godinës së vjetër.

Pavarësisht se deklaroi se nuk do të ndërhynte politikisht, Doris Pack ka bërë apel për kryeministrin Rama duke thënë se ai duhet të reflektojë dhe se qytetarët shqiptarë duhet të ishin pyetur me anë të një referendumi nëse janë dakord për prishjen e kësaj godine apo jo.

“Meqë kryeministri është edhe artist duhet të angazhohet më shumë në këtë çështje. Mund t’ju them se jam në mbështetje të protestës suaj të vazhdueshme, një kauzë e paqshme që kërkon të ruhet kjo trashëgimi kulturore për brezin e ardhshëm. Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse kryeministri do t’ja heqë kryeqytetit Teatrin Kombëtar. Ata nuk kanë marrë një vendim të konsultuar, qeveria e mori vendimin vetëm me qëllimin për ta shkatërruar dhe ndërtuar aty kulla. Unë them që qytetarët e Tiranës duhet të jepnin mendimin e tyre se çfarë do të donin të ndodhte me teatrin, përmes një referendumi”,- tha Pack.

"Ajo që më tërbon është që Komisioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, duke qenë se viti 2018 ishte viti i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, nuk ndërhyri për këtë çështje" ka thënë më pas ajo.

Ajo nuk e kurseu një thirrje edhe për ambasadorët. “Kam një apel për të gjitha Ambasadat dhe ambasadorët se ata duhet të jepnin përgjigje se çfarë do të bënin për të njëjtën çështje në vendet e tyre”, ka thënë Doris Pack.

“Nuk e kuptoj kush është i interesuar ta prishë. Më lejoni t’i dërgojë një mesazh kryebashkiakut që është zgjedhur për të mbrojtur mirëqenien e shqiptarëve, nuk e kuptoj se si mund ta lejojë kryeministrin t’ja heqë teatrin qytetit. Kjo nuk është morale, po thyhet çdo normë morale. Janë disa njerëz që duan ta marrin dhe të ndërtojnë disa ndërtesa të larta. Kundrejt tyre ka edhe disa njerëz që duan ta ruajnë. Kryeministri ka dhunuar jetën tuaj. I bëj apel ta rishohë me një tjetër sy këtë çështje. Nuk jam këtu si një politikane partiake, por se më pëlqen vendi juaj. Ndaj i bëj apel të kuptojë ndjenjat e artistëve, qytetarëve që e kanë votuar dhe të kuptojë se qëndrimi çdo ditë përpara këtij teatri do të thotë qendresë për të ruajtur shpirtin e Tiranës”,- përfundoi Pack.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 05/05/2019 12:25

    S'po na lene ne hallet tona dhe Grida Dumat e Evropes

    Përgjigju
  • Delinquenti: 05/05/2019 12:16

    ISH eurodeputetja bravo tani mas ksaj do morim nji eurodeputetja qe te na thot prisheni teatrin dhe delet e shqipri fillojn, cin te besoj njonin apo tjetrin o PD e mjera PD........

    Përgjigju
  • Fad: 05/05/2019 11:50

    Boll psikopat dhe psikopate kemi ktu ne shqiperi por duhet dhe kjo zvarranikja, ci dyhet kesaj korme me punet e tona, moj qelbesir o buce plak shko tek lulushja dhe dil nerrug se per semafor nuk je, bajge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar