Mëngjesin e sotëm vijon prezenca e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke ndikuar në veprimtarinë përpunuese në Portin e Durrësit dhe Vlorës.

Situata e motit tw keq dhe era e fortë e kanë bërë të pamundur lundrimin. 

Tragetet ndodhen të akostuara në Terminal, pa mundur të nisen. Anijeve të tonazhit të ulët u është pezulluar përkohësisht dalja në det, deri në një urdhër të dytë të Kapitenerisë së Portit.

4 anije tregtare ndodhen të akostuara në kalatat portuale, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të vijuar procesin e përpunimit.

Autoritet detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë monitorimin e situatës, për shmangien e avarive detare deri në rikthimin në normalitet të situatës. 

Ndërkohë era e fortë ka rrëzuar shtyllën e tensionit të lartë që furnizon me energji elektrike Pashalimanin, duke e lënë zonën pa drita. Bëhet me dije se është stakuar nga vetë OSSH rryma elektrike edhe në Radhimë e Orikum, për të mbrojtur linjën nga era e fortë.

Era e fortë në Vlorë, ka bërë që të rrëzohen disa pemë në pyllin e Sodës, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të liruar rrugën e bllokuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Rrëzohen pemët nga era e fortë në pyllin e Sodës dhe bllokojnë rrugën, ndërhyn zjarrfikësja

1648732239_d2f85318b4b14b68bea2c2f1e85dd7e9.jpg

Era e fortë në Vlorë, ka bërë që të rrëzohen disa pemë në pyllin e Sodës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të hequr pemë e rrënuara nga një zonë, pasi ishte bllokuar rruga.

 

Ora 12:50
Moti i keq në Vlorë, rrëzohet një shtyllë e tensionit të lartë, Pashalimani pa energji elektrike! Stakohet rryma edhe në Radhimë dhe Orikum

 

Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para. Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e Karaburunit. Punonjësit e OSHES ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur riparimin e defektit. Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat. Ndërkohë që situata meteorologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu te dendur.

Ora 10:37
Erë dhe mot i keq, pezullohet lundrimi edhe në Vlorë

Prej ditësh së djeshme është pezulluar lundrimi në Vlorë, pasi moti është përkeqësuar.

Era e fortë dhe dallgët deri në 7-8 ballë në det të hapur dhe 5-6 ballë brenda gjirit ka bërë që kapiteneria të bllokojë daljen në det t tragetit Vlorë-Brindisi, anijet e vogla të peshkimit dhe peshkarexhet e mëdha.

Situata do të jetë e tillë deri në datën 1 prill.