Pasagjerët e një avioni që po udhëtonte për në Florida janë bërë protagonistë të një episodi aspak të hijshëm, gjatë të cilit 22 vjeçari Maxwell Berry, pasi kishte konsumuar disa gota me alkool nuk mund të përmbante veten.
Djali u fut në tualet, e sapo doli nga aty filloi të bërtasë e të terrorizojë pasagjerët. Ai nisi të ngacmonte seksualisht dy stjuardesa duke i prekur në pjesën e gjoksit dhe më pas i riu goditi me grusht një pjesëtar personeli të aeroplanit.
Për të neutralizuar 22-vjeçarin është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë, të cilët e kanë lidhur në sedilje dhe i kanë kërkuar të qetësohet.
Veprimi i të riut ka sjellë edhe njëherë në vëmendje vështirësitë e stjuardesave, duke theksuar se nuk janë të rralla rastet kur ata përballen me situata të ngjashme.
E megjithatë ndërhyrja ka sjellë por gjithashtu ka ngjallur shumë reagime për mënyrën sesi e ndaluan të riun dhe nëse do të kishte mënyre tjetër për ta ndaluar atë.
Cell phone video you’ll only see on @WPLGLocal10 shows a @FlyFrontier flight attendant duct taping an unruly passenger to his seat on Flight 2289 from Philadelphia to @iflymia. @MiamiDadePD says Maxwell Berry groped two flight attendants and punched a third. pic.twitter.com/SSLpCer8wh
— Madeleine Wright (@MWrightWPLG) August 3, 2021