Tërheqja e kandidatëve nga zgjedhjet
në Kavajë, PDIU: Shmangie konflikti

Tërheqja e kandidatëve nga zgjedhjet<br />në Kavajë, PDIU: Shmangie konflikti
Në një deklaratë për mediat Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka përshëndetur tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet në Kavajë.
 
PDIU e vlerëson si një mundësi kompromisi dhe shmangie konflikti këtë sjellje politike ndërsa thekson që duhet arritur një kompromis që sjell zgjedhje të lira dhe të drejta.
 
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet në Kavajë, si një mundësi kompromisi dhe shmangie e konfliktit!
 
Në realitetin e një vendi evropian, sheshet nuk janë arena e përplasjeve politike. Janë zgjedhjet arena e vetme e demokracisë. Politika shqiptare e ka për detyrë të arrijë kompromis për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente; të jetë politika në shërbim të qytetarëve e jo të trajtohen qytetarët si veglat e politikës.
 
Sa nuk është vonë, klasa politike duhet të reflektojë e të kuptojë pasojat afatgjata që i lë vendit një sjellje e papërgjegjshme e elitës së saj”,
thuhet në deklaratën e PDIU.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja