Tërheqja e kandidatit të PS,Shehi:
Interesi kombëtar mbi çdo gjë

Tërheqja e kandidatit të PS,Shehi:<br />Interesi kombëtar mbi çdo gjë
Pas deklaratës për shtyp të kryeministrit Rama, ku i kërkoi kandidatit të PS-së për tu tërhequr nga gara për Bashkinë e Kavajës, Klodian Shehi nga Kavaja deklaroi se interesi kombëtar është mbi çdo gjë dhe se Kavaja ka zgjedhur drejtimin e duhur.
 
"Kam besim te Kryeministri ynë dhe vendimi i tij, sikurse është treguar në gjithë këto vite. Interesi kombëtar është i pari. Interesi kombëtar është mbi çdo interes vetjak. Kavaja e ka zgjedhur drejtimin e duhur. Ne do të vazhdojmë punën në Bashkine e Kavajës për të ndërtuar çdo ditë qytetin që duam, Kavajën që duam, Shqipërinë që duam" - tha Shehi në festen e Birrës, një traditë që prej katër vitesh tashme në qytet.
Festa e birrës përkoi edhe me çeljen e sezonit turistik
 
Për Kavajën i gatshëm në çdo moment

Gjithashtu Shehi në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se për Kavajën është i gatshëm të kandidojë në çdo moment.
 
“Dhe mua e papritur më erdhi sepse isha në një festë që përkon me hapjen e sezonit turistik. Unë jam realisht drejtuesi i Bashkisë së Kavajës sot. Më erdhi e papritur sepse të dali kryeministri im apo kryeministri jonë, do të thotë që ka probleme dhe unë i besoj kryeministrit. Unë nuk kam folur personalisht me kryeministrin. I kam dëgjuar nga televizioni deklaratat që i keni dëgjuar edhe ju. Unë nuk kam informacion për atë çfarë ka pasur PD por di që qyteti im është qytet i qetë he ndër vite e ka treguar që di të votojë dhe të respektojë njëri-tjetrin. Deklaratën e parë ia dhashë votuesve të mi dhe PS në Kavajë dhe unë jam i gatshëm në çdo moment të garoj për PS-në, në qytetin e Kavajës”, tha Shehi.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja