Tërheqja e ministrave,Bushati:PD
e LSI të mos e vonojnë vendimin 

Tërheqja e ministrave,Bushati:PD<br />e LSI të mos e vonojnë vendimin 
Deputeti socialist, Ervin Bushati tha në një intervistë për Shqiptarja.com se PD dhe LSI të cilët kanë ministra në kabinet, duhet ta reflektojnë mesazhin e qartë të votës popullore.
 
Pavarësisht se nuk kërkon drejtpërdrejt dorëheqjen e tyre, Bushati thotë se qytetarët treguan qartë se duan në qeveri vetëm Partinë Socialiste.
 
Cilat mendoni se janë arsyet kryesore të këtij votëbesimi të thellë?
Kjo ka qenë një fushatë shumë e bukur dhe e veçantë, ku shqiptarët na kanë dhënë një përgjegjësi të madhe. Votuesit tanë sidomos në Tiranë, na kanë dhënë një përgjegjësi të madhe që duhet ta shlyejmë katër vitet që vijnë. Ndryshimi i madh është që nga kontratat politike që kanë qenë deri më sot, qytetarët tani kanë vendosur me një kontratë demokratike që një parti ta ketë pushtetin dhe përgjegjësia të jetë e vetme. Nesër në fund të një mandati katër vjeçar, të mos ketë më të panjohura, por të dihet se e kujt është merita apo përgjegjësia. Ky është një zhvillim i madh për shoqërinë shqiptare.
 
A do të dijë Partia Socialiste ta administrojë këtë pushtet të madh dhe të mos bjerë në kurthin e abuzimeve apo arrogancës?
Patjetër. Partia Socialiste ka ditur gjithmonë që ka pasur burimet dhe përgjegjësinë për të qenë përherë në krye të punëve. Nuk kemi qenë asnjëherë arrogantë me qytetarët. Kur hymë në këtë fushatë të vetëm, e kishim të qartë, se duke kërkuar përgjegjësinë, nesër të kishim maksimumin e impenjimit për të qenë në krye të punëve. Do t’ja dalim mbanë. Nuk besoj që do të kalojmë në asnjë moment as në arrogancë, as në abuzim, as në tejkalim të asaj që na kanë dhënë, sepse na është besuar për herë të parë një mision që unë nuk di ta ketë pasur deri më tani ndonjë parti e vetme, në mënyrë demokratike, të ketë marrë në dorë procesin e një shansi për të qenë më në fund në Europë. Janë votëbesuar koalicionet, disa parti, por, asnjëherë një parti e vetme si PS. Besoj që kjo është përgjegjësi e madhe që nuk duhet të na lejojë të biem më vetëkënaqësi.
 
A duhet që ministrat teknikë të PD-së dhe ata të LSI-së tani të tërhiqen nga qeveria, pas këtij votëbesimi të lartë që PS mori?
Nuk mund të flas për përgjegjësitë dhe problemet e partive të tjera, dhe hallet që ato kanë jashtë portës dhe mundësive tona. Unë mendoj që qytetarët folën qartë, dhe treguan me votë se kë besojnë. U treguan dhe partive të tjera se çfarë duhet të bëjnë. Ngelet tek ata që ta përkthejnë sa më shpejt mesazhin që ju dhanë qytetarët. Sa më shumë e vonojnë këtë vullnet të qytetarëve, sa më shumë e zgjasin dhe nuk i hapin rrugë vullnetit qytetar, aq më problem do ta kenë dhe më vonë. Çdo forcë politike mendoj se e ka zgjuarsinë, maturinë dhe orientimin për ta kuptuar se qytetarët folën qartë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë