Tërheqja e PS për mbetjet,reagon
LSI: Zgjidhja vetëm referendumi

Tërheqja e PS për mbetjet,reagon<br />LSI: Zgjidhja vetëm referendumi
LSI ka reaguar pas tërheqjes së qeverisë ‘Rama’ për ligjin e importit të mbetjeve. Kryetari i grupit Petrit Vasili shprehet se zgjidhja e vetme për këtë ligj është referendumi popullor.
 
Ai thotë se populli është i shqetësuar se Shqipëria do të shndërrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës.
 
Referendum popullor për plehrat. Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.
 
Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.
 
Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shndërrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.
 
Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t'i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.
 
Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai
” deklaroi ai.

Ligji për mbetjet u votua vitin e kaluar në shtator në Kuvend mes shumë debatesh por Presidenti e riktheu dekretin për shqyrtim. 

Pas kthimit të dekretit nga Bujar Nishani,  qeveria “Rama 2” e ripopozoi duke filluar procedurat për ta kaluar në Kuvend, por Balla deklaroi sot se më parë do të ketë një debat shterues me publikun për ligjin e mbetjeve. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme