Tërheqja e ushtarëve të SHBA dhe NATO-s, talebanët fitojnë terren, marrin nën kontroll 13 provinca në Afganistan! Ushtarët shqiptar janë tërhequr që në muajin maj

Talebanët marrin nën kontroll 13 kryeqytete provincash në Afganistan, mes tyre Kandaharin dhe Heratin, po izolojnë edhe Kabulin. Orë pas ore qytetet në Afganistan po bien në kontrollin e forcave talebane, pas tërheqjes së forcave të SHBA dhe NATO-s.

Edhe trupat shqiptare me mision në Afganistan që vepronin në Herat dhe Kabul, janë tërhequr që prej muajit maj. SHBA dhe aleatët e saj në NATO  kanë kaluar 20 vitet e fundit duke trajnuar dhe pajisur forcat afgane të sigurisë, por me tërheqjen e trupave amerikane talebanët po marrin nën kontroll thuajse gjithçka. 

Qeveria afgane ka në dispozicion 300,000 trupa, por duket se nuk po munden të bëjnë asgjë para përparimit të talebanëve. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur. Shumë prej tyre kanë ikur në kryeqytetin Kabul, ku ata janë duke fjetur në rrugë dhe mezi kanë mundësi të kenë qasje në nevojat themelore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së, António Guterres ka thënë se situata po del jashtë kontrollit dhe u bëri thirrje vendeve fqinje që të mbajnë kufijtë e tyre të hapur për të lejuar njerëzit që të arrijnë sigurinë.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë dërguar trupa në Afganistan për të ndihmuar evakuimin e shtetasve të tyre. Shtetet e Bashkuara po vendosin 3 mijë trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e Ambasadës amerikane në Afganistan.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm 3 shqiptarët (EMRAT)

U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm 3 shqiptarët (EMRAT)