Lufta/ Lukashenko e konfirmon: Prigozhin është në Bjellorusi! Goditet restoranti në Kramatorsk, tre të vdekur

‘Ju shmangët luftën civile, u sollët në mënyrën e duhur dhe të koordinuar”! me këto fjalë i është drejtuar presidenti rus Vladimri Putin stafit ushtarak të Kremlinit, por një mesazh që ishte për të gjithë ushtrinë ruse për qëndrimin e mbajtur gjatë fundjavës kur grupi mercenar ëagner u rebelua dhe nisi marshimin drejt Moskës. Sipas shefit të Kremlinit ushtria u tregua një mbrojtëse e vërtetë e atdheut, duke shmangur çorganizimin që do të kishte shkaktuar kaos.

Siguria e brendshme u garantua nga bashkimi i ministrisë së Mbrojtes, Rojes kombëtare dhe personelit të ministrisë së Brendshme. Ushtria e Moskës dhe populli rus nuk ishin në krahun e kryengritësve të grupit Ëagner që filluan marshimin e tyre drejt kryeqytetit rus të shtunën dhe më pas ndaluan 200 kilometra larg tij. Grupi rebel e pa që ushtia dhe populli rus nuk ishin në krahun e tyre" tha Putin

3 të vdekur dhe 25 të plagosur është bilanci i sulmit me dy raketa që goditën një restorant në qendër të Kramatorsk, një qytet në Ukrainën lindore. Njëri prej viktimave civile raportohet të jetë një fëmijë.

Lideri i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko. Ai ka zbardhur detaje nga negociatat e zhvilluara duke nënvizuar se tonet ishin të larta, ndërsa gjëja më e rrezikshme nuk është se si ishte situata, por pasojat që mund të sillte ngjarja.

Ndërkohë që Kreu i komitetit të inteligjencës së Senatit në SHBA, Mark Warner ka thënë sot se Prigozhin ndodhet në Minsk dhe po fshihet.

Madje shtoi se në hotelin ku po fshihet në Minsk nuk ka as dritare, për ta mbrojtur nga tentativat për vrasje.

“Unë imagjinoj që Prigozhin po qëndron në një nga hotelet e pakta në Minsk që nuk ka dritare, ndoshta për ta mbrojtur atë nga tentativat për vrasje." – tha Warner.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Raketat ruse godasin një restorant në Kramatorsk, Kievi: 3 të vrarë dhe 22 të plagosur

Raketat ruse goditën një restorant në Kramatorsk në Ukrainën lindore. Kjo u njoftua nga Pavlo Kyrylenko , guvernator i rajonit lindor të Donetsk. Kievi thotë se të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 22 të plagosur.

Një nga kuzhinierët, Ruslan, 32 vjeç, tha se kishte "shumë njerëz" në momentin e shpërthimit. Natalia me lot shpjegoi se vëllai i saj Nikita, 23 vjeç, ishte brenda pranë furrës së picës.

"Nuk mund ta nxjerrin, ishte e mbuluar me mbeturina”, tha ajo.

Kramatorsk, dikur një qytet me 150.000 banorë, është qyteti i fundit i madh nën kontrollin e Ukrainës në lindje të vendit. Është rreth 30 kilometra larg vijës së frontit të luftës.

Ora 22:45
Michel drejtuar liderëve të BE-së: Moska është e përçarë, ne mbështesim Kievin

1686041268_charlesmichel.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel , në letrën drejtuar liderëve të BE-së në kuadër të samitit të së enjtes dhe të premtes në Bruksel thotë se Moska është e përçarë dhe se perëndimi do të vazhdojë të mbështesë Kievin.

"Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon e pandërprerë. Uniteti ynë i palëkundur është në kontrast me përçarjen në Rusi të treguar nga ngjarjet e kësaj fundjave . Ne do të riafirmojmë gjithnjë e më shumë angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, madje edhe përmes ndihmës së qëndrueshme financiare dhe ushtarake".

Ora 20:53
VIDEOLAJM/ Goditet restoranti në Kramatorsk të Ukrainës, një i plagosur

1687892042_tttrtr.JPG

Një restorant në Kramatorsk në Ukrainën lindore është goditur nga një sulm me raketa ruse. Këtë e raporton Ukrainska Pravda, duke saktësuar se ka civilë të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë.

Ora 16:34
Burime të inteligjencës amerikane: Prigozhin në Minsk në një hotel pa dritare, për ta mbrojtur

1687756473_prigozhin.JPG

Kreu i komitetit të inteligjencës së Senatit të SHBA-ve, Mark Warner dha një intervistë për NBC ku tha se Prigozhin ndodhet në Minsk dhe po fshihet. Madje shtoi se në hotelin ku po fshihet në Minsk nuk ka as dritare, për ta mbrojtur nga tentativat për vrasje.

"Unë imagjinoj - edhe nëse është thjesht një thashetheme- që Prigozhin po qëndron në një nga hotelet e pakta në Minsk që nuk ka dritare, ndoshta për ta mbrojtur atë nga tentativat për vrasje." – tha ai.

Ora 16:19
Lukashenko e konfirmon: Prigozhin është në Bjellorusi! Kur erdhi vetëm bërtiste dhe na shante

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko konfirmoi vendndodhjen e shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili tashmë është në Bjellorusi.

"Garancitë e sigurisë, siç u premtuan dje, janë dhënë. Prigozhin është sot në Bjellorusi," tha Lukashenko, cituar nga agjencia e lajmeve Belta .

 

 

Ora 14:40
Putin: Ne rrezikuam të humbnim të gjitha pushtimet në Ukrainë

1687591375_greww.JPG
Sipas presidentit rus Vladimir Putin rebelimi i grupit mercenar Wagner pak ditë më parë mund t’i kishte kushtuar shumë Rusisë dhe veçanërisht Putinit.

Ky i fundit tha se nëse rebelimi i Wagnerit gjatë fundjavës nuk do të ishte ndalur, të gjitha arritjet e deritanishme ne konfliktin në Ukrainë do të kishin humbur.

"Nuk dihet se çfarë do të ishte bërë me vendin - nënvizoi Putin - por të gjitha rezultatet e marra në luftime do të kenë humbur", tha presidenti rus.

 

Ora 14:25
Shefi i Gardës Kombëtare: Revolta u frymëzua nga inteligjenca perëndimore

1685965973_wagner.JPG

Shefi i Gardës Kombëtare Viktor Zolotov ka deklaruar se revolta e Grupit Wagner ishte frymëzuar nga shërbimet e inteligjencës perëndimore, njësitë e të cilëve arritën 200 kilometra nga Moska fundjavën e kaluar.

Sipas tij nxitës i revoltës së grupit mercenar ndaj udhëheqjes ruse erdhi nga vendet e Evropës perëndimore.

"Sigurisht që rebelimi ishte përgatitur dhe frymëzuar nga agjencitë e inteligjencës perëndimore, sepse ata e dinin për të, siç raportuan ata vetë, tashmë disa javë përpara se të fillonte," tha Zolotov, duke mos përjashtuar që "oficerë të inteligjencës perëndimore" ishin të përfshirë.

 

Ora 13:54
Putin: Çrregullimi do të çonte në kaos

Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi në fjalimin e tij para personelit ushtarak në Kremlin se pas asaj që ndodhi në Rusi fundjavën e kaluar, nëse situata nuk do të ishte mbajtur nën kontroll dhe nëse kryengritja nuk do të ishte ndalur çdo gjë do të shkonte në kaos.

Duke mbledhur ushtarë, forca të rendit dhe personel të shërbimit të sigurisë, udhëheqësi rus i falenderoi të gjithë ata që qëndruan në krye të detyrës në një situatë mjaft të vështirë për udhëheqjen ruse.

"Mbrojtësit e vërtetë të atdheut, të cilët, në një moment të vështirë për vendin kanë penguar çrregullimin që do të çonte në mënyrë të pashmangshme në kaos", tha presidenti rus.

 

 

 

 

 

Ora 13:51
Prigozhin një i vdekur që është duke ecur! Mediat: Shërbimet ruse kërcënuan familjarët e Wagner

 

Shërbimi i Sigurisë Ruse ka mbyllur çështjen penale ndaj Wagner, në një kohë që mercenarët po përgatiten për dorëzimin e pajisjeve të rënda ushtarake. Nga ana tjetër mediat amerikane thonë se vendimi i Prigozhin për anulimin e kryengritjes, erdhi pasi shërbimet ruse kërcënuan familjet e grupit.

“Njeriu i vdekur duke ecur". Me këtë shprehje të përdorur për të dënuarit me vdekje, ditët e fundit shumë rusë, por edhe perëndimorë, i referohen shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin .  Por sot Shërbimi i Sigurisë Ruse i Rusisë (FSB) vendosi të mbyllë "çështjen penale" të kryengritjes së armatosur në Wagner , e cila u zhvillua të shtunën. 

"Gjatë hetimit të një çështjeje penale të nisur nga departamenti hetimor i FSB-së së Federatës Ruse më 23 qershor në lidhje me ngjarjen e kryengritjes së armatosur, u konstatua se më 24 qershor, pjesëmarrësit ndaluan veprimet që synonin drejtpërdrejt të kryenin një krim. Duke marrë parasysh këtë dhe rrethana të tjera që lidhen me hetimin, , autoriteti hetimor nxori një vendim për mbylljen e çështjes penale ”, tha FSB.

Kujtojmë se, në reagimin e tij të parë pas fillimit të kryengritjes të shtunën, Vladimir Putin i përshkroi veprimet e Prigozhin dhe grupit të tij si një "aventurë kriminale, një goditje me thikë pas shpine Rusisë dhe tradhti", të motivuar nga ambicie të tepruara dhe interesat personale. Njëkohësisht, dje në një fjalim të ri ai theksoi se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Ndërkohë, po bëhen përgatitjet për transferimin e pajisjeve të rënda ushtarake Wagner në njësitë aktive të forcave të armatosura ruse, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.  Avioni privat i Prigozhin mbërriti në Bjellorusi mëngjesin e sotëm. Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko të shtunën për t'i dhënë fund rebelimit të armatosur të mercenarëve të Wagner, Prigozhin pritet të transferohet në Bjellorusi. Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se, Shërbimet e Sigurisë Ruse, kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit Wagner përpara Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën. Ka dyshime se  kjo mund të ketë qenë arsyeja që ai mori vendimin për të anuluar papritur operacionin ushtarak.

 

Ora 13:38
Putin pajis gardën kombëtare me armë të rënda dhe tanke, Lukashenko: Nëse Rusia bie, vdesim të gjithë

1687866175_0245190965fa23cae40e340b3bc601c3a1ed8ada5.jpg

Garda Kombëtare Ruse, e cila varet drejtpërdrejtë nga Kremlini dhe ka për detyrë të ruajë rendin publik dhe sigurinë e objekteve qeveritare, do të pajiset me armë të rënda dhe tanke. Kështu ka thënë komandanti i saj, Viktor Zolotov, cituar nga agjencia RIA Novosti.

Ndërkohë presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se "Nëse Rusia bie, vdesim të gjithë" . Deklarata u bë gjatë një ceremonie për gradimin e ushtarëve në gradën e gjeneralit, siç raporton Tass.

Ora 13:05
Orban: Revolta e Wagnerit është një shenjë dobësie për Moskën

1686910512_orban.jpeg

Udhëheqësi hungarez Viktor Orban ka folur mbi situatën e tensionuar në Rusi gjatë ditëve të fundit, situatë e cila sipas tij tregon më së miri se sa e fortë është Moska dhe Putin.

Sipas tij Rusia edhe pse është një vend shumë stabil dhe natyrshëm Putini do të vazhdojë të jetë president edhe në 2024, kryengritja e Prigozhin ishte një shenjë e qartë dobësie për pushtetin e Putin nëse do të vazhdonte por duke pasur parasysh se sulmi u zmbraps dhe u zgjidh në 24 orë, kjo tregon një shenjë fuqie nga Moska.

 

Ora 11:59
Zelensky: Ushtria jonë po përparon në të gjitha drejtimet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një mesazh të postuar në Telegram gjatë mbrëmjes së shkuar, u shpreh optimist për situatën aktuale në zonat e pushtuara dhe aneksuara nga Rusia duke theksuar se ushtria  ukrainase po përparon gjithnjë e më shumë.

“Luftëtarët tanë kanë avancuar në të gjitha drejtimet dhe kjo është një ditë e lumtur”.

 

Ora 11:29
Ministria e Mbrojtjes ruse: Wagner po përgatitet të dorëzojë pajisje të rënda ushtarake

1687682485_211340241200x800paY2Lg.jpeg

Grupi mercenar rus Wagner do të dorëzojë pajisjet e rënda ushtarake në ministrinë e mbrojtjes, pas përfundimit të rebelimit të tyre të shkurtër gjatë fundjavës. 

Në një sfidë të paprecedentë ndaj autoritetit të Presidentit Vladimir Putin, luftëtarët e Wagner avancuan drejt Moskës të shtunën, duke kërkuar shkarkimin e udhëheqjes ushtarake ruse për atë që ata e shohin si keqpërdorim të luftës në Ukrainë.

Mirëpo marshimi për drejtësi siç e cilësuan ata nuk zgjaty9i shumë, pasi shumë shpejt ata u tërhoqën nga kryengritja për të mos shkaktuar gjakderdhje mes rusëve.

Ata më pas i dhanë fund befas rebelimit të tyre dhe u kthyen në bazë sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko

 

Ora 10:55
Avioni privat i Prigozhin u ul në Minsk

1687794575_prigozhin.jpg

Avioni privat i kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është ulur në aeroportin ushtarak Machulishchi, afër Minskut, në Bjellorusi.

Sipas mediave ukrainase avioni, mbërriti në aeroport në orën 6.40 të mëngjesit nga Rostov-on-Don dhe pak minuta më vonë një tjetër avion u ul në të njëjtin aeroport nga Shën Petersburg.

Ndërkohë trupat e Wagner u zhvendosën nga jugu i Ukrainës dhe tashmë pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Bjellorusi, vend ku nisi dhe ofensiva e Rusisë në shkurtin e vitit të kaluar.

 

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 27/06/2023 14:11

    Asnje nuk e di si jane gjerat ne te vertete ne degjojme vetem mediat pro perendimore keshtu qe ato do hedhin balte ne anen tjeter por koha i nxjer te vertetat ne drite , do presim pak te mesojme te verteten

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 27/06/2023 12:59

    Vend gangesteresh. Per dy dite shteti pershesh, presidenti si mut. Ende s'i ka ardh fytyra.

    Përgjigju
  • Beni: 27/06/2023 08:22

    Dolet bllof ju me mashtrimin e pare tani vazhdoni trilloni si tju vije per mbare por problemi qendron se jeni bere te pa besueshem

    Përgjigju
    • Artan: 27/06/2023 17:37

      Beni i di mire keto gjera,po nuk i thote vete.

    • Lexues: 27/06/2023 10:07

      Na e thuaj ti mor Beni si qendron e verteta. A ngriti krye burgaxhiu Prigozhin ndaj Vladimir çimkës? A kane derdhur mercenaret ruse gjak pilotesh ruse? A nuk u duk Rusia per dy dite me rradhe si Kongo apo Sierra Leone?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër