Tërheqja për Kavajën, 'Fitoi
Luli!' Rama: Fitore pa ndeshje

Tërheqja për Kavajën, 'Fitoi<br />Luli!' Rama: Fitore pa ndeshje
TIRANË-Një ditë pasi tërhoqi kandidatin e PS në zgjedhjet lokale në Kavajë, kryeministri Edi Rama është ‘sulmuar’ me kritika nga qytetarët në rrjetin social në Facebook.

Por, kreu i qeverisë i ka gati përgjigjet për çdo pyetje thumbuese.

Shprehja që Politika është si Shahu ka nisur të komentohet dhe në rrjete sociale.

Sipas një qytetari, loja sic ka marrë rrjedhën mund të shkojë si filmi ‘2 herë Mat’, por Rama i përgjigjet se në lojën e tij ka shpëtuar Mbretin nga kapja gjallë.

Së shpejti Mat? Rama: Bllokova kalin, mbroja Mbretin
Një qytetar i shkruan: Ne shahun qe po luan me Lulin,sapo humbe nje figure. Kujdes! Mund te shkoje loja si me ate gocen e vogel qe e mbyll me batuten; "...dhe se shpejti mat!".

Edi Rama: Eshte ai momenti kur i ze kalit ngastren ku do te kerceje per te mbrojtur mbretin nga kapja gjalle😂
 
Një tjetër e kritikon se anulloi zgjedhjet duke thyer Kushtetutën, por kryeministri shprehet se nuk ndodhi aspak kjo.

Qytetari:  Z. Kryeminister me vendimin e djeshem ju treguat maturi ne sy te nderkombetareve... por ne kulturen shqiptare ju treguat dobesi... shume e shume se cadra u zhgenjyen.... dhe dicka tjeter... cadra theu ligjin duke ber thirrje per bllokim zgjedhjesh... ndersa Ju thyet kushtetuten duke anulluar zgjedhjet... besoj se kete te drejte se keni Ju... e ka populli dhe parlamenti

Edi Rama: Elis, kujdes, ne nuk anulluam zgjedhjet thjesht terhoqem fituesin, ndersa kultura shqiptare sic e quani ju traditen politike te valles se shpatave, eshte e shkuara qe s'duhet te perseritet!

Qytetari: Cadra esht si Mesi por kryeministri eshte si tredhembshi Juventin Kielini Bufon Bonuci hahahhaha prandaj s'ja kemi friken cadres

Edi Rama: Mooooos me Leon, Leo eshte si partiture e Moxartit Cadra eshte si aheng pa partiture😂

Qytetari: Mire mengjesni ! Nje gje nuk kuptoj aty ne ate shtet jetojme ne. Evropa dhe greva te tilla nuk kemi jetuar prej 3-4 muajsh, ca quhet kjo ca lloj greve eshte, dhe sa do ti lejoni aty, tani hapet dhe turizmi nuk ka ligje tua hedhi poshte ate cader ..!...

Edi Rama: Rri i qete Antik, plazhet jane te pastra gati per sezonin, taksirati s'eshte i yti po i atyre qe do treten ne vapen e Cadres😀

Qytetari: Fitoren e parë e mori PD ja i pa fuqishem shteti para Lulit kjo do me thene se s'ka shtet nyk ka forcen e saj per te garantu zgjedhje te lira prandaj ik sa me shpejt e leje popolli te qet

Edi Rama: Arben, fitore pa ndeshje paste gjithmone Luli se vetem ato ka pasur qekur e ka marre Doktori per dore dhe e ka futur ne politike, sa per shtetin rri i qete se shteti nuk eshte per te marre pjese ne stervitjet e Lulit😀 Ndeshja eshte ne 18 qershor, ne 7 maj s'kishte ndeshje dhe po te kujtoj qe kandidati yne eshte kryetar bashkie keshtu qe s'ka lidhje 7 maji me 18 qershorin!

Qytetari: Bravo jeni qeveri rreformash dhe për ndërtimin e vëndit po mos i lësho shum pe ati Lylit se po mer zemër ai llogarit vetëm sa të pa shpirt ishin kur ishin në pushtet të ishe ti tani opozitë dhe në çadër në vend të flliqësirës Lylit ai s’do e rruante për ty dhe partin tënde prandaj të lutem Edi mos i ha presionet e plerës. Respekt

Edi Rama: Nard, prandaj nuk jemi te gjithe njesoj😀

REPLIKA NE FACEBOOK
rama

Një ditë pas shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë, Rama ironizon Bashën
Një ditë pas shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë përmes një “meme” kryeministri Rama ironizon Bashën.
 
Kreu i qeverisë ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi nga filmi “Tomka me shokët e tij”, por jo me aktorët realë.
rama

Kavajë,shtyhen zgjedhjet,Rama: Tërheq kandidatin.Basha:Fitore
Ditën e diel nuk do të ketë zgjedhje lokale në Kavajë. Pas paralajmërimit të PD për protesta dhe mosbindje civile, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste tërheq kandidatin për kryetar bashkie për të shmangur përplasjen me qytetarët, pasi PD ka një plan për destabilizimin e vendit. 

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë e ka cilësuar si fitore të Republikës së Re tërheqjen e PS nga zgjedhjet në Kavajë.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja