TIRANE- Kryetarja e Parlamentit në fuqi Jozefina Topalli nuk do të kandidojë për Kreun e ri të PD. Këtë deklaratë ajo e ka thënë pas daljes nga mbledhja e kryesisë së PD të zhvilluar ditën e sotme, ku është shprehur gjithashtu fatlume që ka bashkëpunuar me Kreun Berisha.
Po kështu, edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode, që mban njëkohësisht dhe postin e Ministrit të Financave, tha para mediave se do jetë në funksion të konsolidimit të lidershipit të ri të kësaj partie, duke përjashtuar kështu mundësinë e kandidimit të tij për kreun e PD.
“Unë kam 16 vjet që jam sekretar i përgjithshëm në PD, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës, ka qenë një kënaqësi dhe fat i madh për mua që kam bashkëpunuar me të në ditë të mira e të këqija. Do jem në fuksion të konsolidimit të një lidershipi të ri të PD që do të konfigurohet nga këto zgjedhje, të cilat do të jenë të përgjithshme për të gjithë anëtarët e PD”, u shpreh Bode.
Nënkryetarja e PD njëherësh dhe për tetë vite kryetare parlamenti Jozefina Topalli, tha para mediave se “s’do të kandidoj për kreun e PD, nuk është ambicia ime. Jam krenare që punuar me Sali Berishën. Berisha është aktitekt i Shqipërisë moderne”.
Pas dorëheqjes së Berishës nga kreu i Partisë Demokratike pas rezultatit humbës në zgjedhjet e 23 qershorit, kryesia e PD i hapi sot rrugë zyrtarisht fushatën për zgjedhjen e pasuesit të tij në krye të kësaj partie.
Dhe që në fillim të herës filloi dalja në skenë e kandidatëve të parë për të pasuar liderin historik të PD Berisha, dhe më konkretisht dy ishin figurat më të përfolura, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Por sot vjen edhe tërheqja e Topallit nga gara, duke i lënë rrugën të hapur kandidatëve të tjerë.
Në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha tha se të gjithë anëtarët e PD mund të paraqesin kandidaturat e tyre, dhe në fund të muajit korrik apo në fillim të gushtit, do të zgjidhet edhe kryetari i ri.
Në ndryshim nga herët e tjera, në zgjedhjen e lidershipit të ri të PD, do të vendoset sipas sistemit një anëtar një votë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VD/Berisha:Gara për kreun e hapur për të gjithë