Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur lëvizjet për të zbutur tensionet dhe reagimet e forta, që prodhoi vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike, për shtimin e 24 degëve të reja dhe zhvillimin e zgjedhjeve në 35 të tilla, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e fundit lokale. Lulzim Basha refuzoi të takonte në bllok kryetarët degëve, të cilët konstatojnë vendimin e kryesisë, por, kreu i demokratëve ka preferuar t’i presë në zyrë një nga një kryetarët e degëve kryesore, me qëllim për të sheshuar mosmarrëveshjet e dhe përçarjet para zgjedhjeve të 2017.
Pas anulimit të planifikuar javën që kaloi, Basha ka nisur negociatat me kryetarët e degëve, të cilët jo vetëm kanë ngritur zërin publikisht kundër vendimit të Kryesisë, por edhe kanë paralajmëruar humbjen e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 2017. Basha ka zhvilluar takime individuale në selinë e opozitës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje konsensuale, për procesin e riorganizimit të Partisë Demokratike. Sipas burimeve, takimet janë karakterizuar nga momente tensioni dhe nervozimi, por Basha ka premtuar një zgjidhje, e cila sipas tij, do t’i shërbejë maksimalizimit të votave për Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 2017.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Po punojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit
27 Dhjetor, 11:07
-
Baleti “Arrëthyesi”, natë magjike përralle në skenën e TKOB! Shfaqja, me një koreografi tërësisht të re nga Edi Blloshmi
27 Dhjetor, 11:06
-
'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët
27 Dhjetor, 11:03
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit
27 Dhjetor, 11:00
-
Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:57
-
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe
27 Dhjetor, 10:56
-
Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin
27 Dhjetor, 10:46
-
Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari
27 Dhjetor, 10:43
-
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes
27 Dhjetor, 10:35