TIRANE -Bashkia e Tiranës është tërhequr nga përzgjedhja e sheshit “Avni Rustemi” për t’i vënë emrin “Çamëria”. Propozimi i ardhur nga forca politike Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet që një shesh në kryeqytet të mbante emrin Çamëria krijoi debate të forta mes palëve politike në vend, pasi Lulzim Basha propozoi që t’i hiqej emri sheshit “Avni Rustemi” dhe t’i vendosej “Çamëria”. Por vetëm gjatë orëve të pasdites së sotme Bashkia është tërhequr pas, teksa kryebashkiaku Basha deklaroi se për vendosjen e emrit “Çamëria” është përzgjedhur sheshi te lagjia Ali Demi, i cili u miratua në përfundim të mbledhjes. JA SE SI ISHTE SHPREHUR BASHA ME PARE PER SHESHIN "AVNI RUSTEMI" - NDIQNI LINKUN

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që u zhvillua gjatë orëve të pasdites së sotme, takim i cili përkon me festimet me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, kryebashkiaku Lulzim Basha e nisi fjalën pikërisht me aktivitetet me këtë rast dhe axhendën e festimeve që do të bëhen në kryeqytet në tre ditët e Pavarësisë.

BASHA: JA SE SI DO TE FESTOJME TRE DITET E PAVARESISE
Basha u shpreh gjithashtu se deri më tani janë regjistruar 38 aktivitete në kuadër të Pavarësisë. “Kjo është shenja më e qartë e përjetimit të festës si një festë e shqiptarëve dhe jo e një shtrese të caktuar”, tha kryebashkiaku.

MOZAIK NE UREN E TABAKEVE, KU U NGRIT FLAMURI 100 VJET ME PARE

Kryebashkiaku tha se do të rikujtohet edhe ngritja e flamurit 100 vjet më parë në Tiranë. Në kuadër të kësaj ngjarjeje Basha njoftoi se në afërsi të Urës së Tabakëve në kryeqytet, aty ku u ngrit flamuri në Tiranë 100 vjet më parë, do të vendoset një mozaik i flamurit kombëtar.
“Kemi një program që do rikujtojë ditën e flamurit, pikërisht ku flamuri u ngrit, afër Urës së Tabakëve, ku do rikujtojmë ngritjen e flamurit para 100 vitesh. Aty do të vendoset një mozaik i flamurit kombëtar, bazuar mbi stemën e Muzakajve, 2 mijë e 12 milimetra i gjatë, punuar me 2 mijë e 12 gurë, 1.200 milimetra i lartë që simbolizon muajt e pavarësisë. Autorit i janë dashur shumë muaj të mbledhë gurë për këtë mozaik.”, u shreh kryebashkiaku.

AKTIVITETET E BASHKISE SE TIRANES DHE MINISTRISE SE KULTURES PER 100 VJETORIN

Data 26 Nëntor 2012

09.00 Nisja e Panairit "Blej Shqip" (Rruga "Murat Toptani")
10.00 Ngritja e Flamurit në Tiranë
10.00 Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë
11:00 Inaugurimi i monumentit të Shqiponjës (ish-rrethrrotullimi i Doganës)
11.00 Ekspozita e AQSH “100 vjet Tirana”, para Galerisë së Arteve
11.00 Koncert me grupe rok në rrugën “Murat Toptani”, gjithë ditën
12.30 Poetekë dhe ekspozitë nga shoqata “Tirana” në qendrën TEN
13:00 Drekë e ofruar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të gjithë të ftuarit
18:30 Koncert gala i Orkestrës Rinore Shqiptare (Dirigjent Alberto Ceccato), TKOB
20.00 Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe Rap

27 Nëntor 2012

10.00 Vazhdon Panairi "Blej Shqip"
10.00 Vazhdon përgatitja e Tortës së Pavarësië
11.00 Koncert me këngëtarë të muzikës popullore (Rruga "Murat Toptani")
15.00 Ceremonia e Përurimit të shtatores së Heroit Adem Jasharit
15:05 Himni Kombëtar & Himni i Kosovës
15:10 Fjala e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha
15:20 Fjala e përfaqësuesit të familjes së Adem Jasharit
15:25 Fjala e Kryeministrit të Kosovës Z. Hashim Thaci
16:45 Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë SH.T.Z. Sali Berisha
20.00 Koncert me Grupe Roku me këngë patriotike, rruga pedonale

28 Nëntor 2012
Ceremonia e prerjes së Tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve me flamurin Kombëtar
Ekspozita "100 vjet Tirana" - trotuari i GKA
Telajo për pikturën me temë "100 vjet Pavarësi - Shqipëria ime
Ekspozitë pikturë, telajo, teatër rruge
Rreth 100 animatorë dhe personazhe të lidhura me festën
Parada e Forcave te Armatosura te Republikës së Shqipërisë (Sheshi Skënderbej)
Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar “100-vjetorit të Pavarësisë
Mbrëmje solemne akademike (Pallati i Kongreseve) MTKRS
Koncert i madh përmbyllës (Sheshi "Nënë Tereza" MTKRS)

Të ftuarit:

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Familja Destani që ka sponsorizuar realizimin e monumentit të Shqiponjës
Deputetët e Tiranës, kryetari i Këshillit Bashkiak dhe anëtarë të këshillit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Çairit, Tetovës, Gostivarit
Kryetari i Komunës së Strugës, Dibrës së Madhe, Gjakovës
Kryetari i Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Podujevë
Kryetari i Mitrovicës, Ulqinit, Tuzit, Preshevës, Bujanovcit
Kryetarët e Bashkive të Shqipërisë
Ish-Kryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryetarët e Njësive Bashkiake
Familjet tiranase

Data 26 Nëntor 2012
09.00 Nisja e Panairit "Blej Shqip" (Rruga "Murat Toptani")
10.00 Ngritja e Flamurit në Tiranë
10.00 Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë
11:00 Inaugurimi i monumentit të Shqiponjës (ish-rrethrrotullimi i Doganës)
11.00 Ekspozita e AQSH “1`00 vjet Tirana”, para Galerisë së Arteve
11.00 Koncert me grupe rok në rrugën “Murat Toptani”, gjithë ditën
12.30 Poetekë dhe ekspozitë nga shoqata “Tirana” në qendrën TEN
13:00 Drekë e ofruar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të gjithë të ftuarit
18:30 Koncert gala i Orkestrës Rinore Shqiptare (Dirigjent Alberto Ceccato), TKOB
20.00 Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe Rap

27 Nëntor 2012

10.00 Vazhdon Panairi "Blej Shqip"
10.00 Vazhdon përgatitja e Tortës së Pavarësië
11.00 Koncert me këngëtarë të muzikës popullore (Rruga "Murat Toptani")
15.00 Ceremonia e Përurimit të shtatores së Heroit Adem Jasharit
15:05 Himni Kombëtar & Himni i Kosovës
15:10 Fjala e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha
15:20 Fjala e përfaqësuesit të familjes së Adem Jasharit
15:25 Fjala e Kryeministrit të Kosovës Z. Hashim Thaci
16:45 Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë SH.T.Z. Sali Berisha
20.00 Koncert me Grupe Roku me këngë patriotike, rruga pedonale

28 Nëntor 2012
Ceremonia e prerjes së Tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve me flamurin Kombëtar
Ekspozita "100 vjet Tirana" - trotuari i GKA
Telajo për pikturën me temë "100 vjet Pavarësi - Shqipëria ime
Ekspozitë pikturë, telajo, teatër rruge
Rreth 100 animatorë dhe personazhe të lidhura me festën
Parada e Forcave te Armatosura te Republikës së Shqipërisë (Sheshi Skënderbej)
Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar “100-vjetorit të Pavarësisë
Mbrëmje solemne akademike (Pallati i Kongreseve) MTKRS
Koncert i madh përmbyllës (Sheshi "Nënë Tereza" MTKRS)

Të ftuarit:
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Familja Destani që ka sponsorizuar realizimin e monumentit të Shqiponjës
Deputetët e Tiranës, kryetari i Këshillit Bashkiak dhe anëtarë të këshillit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Çairit, Tetovës, Gostivarit
Kryetari i Komunës së Strugës, Dibrës së Madhe, Gjakovës
Kryetari i Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Podujevë
Kryetari i Mitrovicës, Ulqinit, Tuzit, Preshevës, Bujanovcit
Kryetarët e Bashkive të Shqipërisë
Ish-Kryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryetarët e Njësive Bashkiake
Familjet tiranase

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)