Boris Johnson nuk do të kandidojë për drejtimin e Partisë Konservatore. Një lëvizje e papritur kjo e ish-kryetarit të Bashkisë së Londrës, që ka çuditur të gjithë pasi ai mendohej se do te ishte kryeministri i ardhshëm i Britanisë. Nominimet për lider të Partisë Konservatore dhe kryeministër të Mretërisë mbyllen sot ndërsa fituesi i kësaj gare do të shpallet më 9 shtator.

Johnson mendohej se do ishte një kandidaturë e fortë për të zënë vendin e David Cameron. Ish-kryebashkiaku i Londrës i cili ishte një nga mbështetësit e fushatës 'Brexit' u shpreh gjatë nje dalje për mediat se kishte ardhur në përfundimin se nuk ishte ai që do të drejtonte partinë dhe vendin.
 
“Duhet t'ju them miqtë e mi dhe gjithë atyre që e prisnin këtë fjalim se pas konsultimeve me kolegët dhe duke patur parasysh situatën në parlament arrita në përfundimin se personi drejtues nuk mund të jem unë”, u shpreh Johnson.

Tashmë në garë për pasaardhësin e Cameron do të jetë minisitri i drejtësisë Michael Gove, ministria e Brendshme Theresa May, sekretari i mbrojtjes Liam Fox, sekretari i punës Crabbe dhe minisitri i energjisë Andrea Leadsom. 

Pas referendumit të 23 qershorit ku Britania votoi për të dalë jashtë BE, kryemnistri Cameron mbështetës i fushatës pro qëndrimit në Union dha dorëheqjen për t’ia lënë dikujt tjetër safetën.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)