Tërhiqet futbollisti i Manchester
United, shkak problemet në zemër

Tërhiqet futbollisti i Manchester<br />United, shkak problemet në zemër<br>
Mesfushori anglez, Michael Carrick ka vendosur të tërhiqet në fundin e sezonit. Një lajm që dihej prej disa ditësh, por tani ka ardhur zyrtarizimi. Në prag të ndeshjes së Champions League me Sevilla mesfushori ka zbuluar se ka patur probleme në zemër, të cilat janë zbuluar vetëm disa javë më parë.

“Nëse trupi të thotë se ka ardhur momenti të heqësh dorë nga futbolli, duhet ta pranosh”. Këto kanë qenë fjalët e thëna në konferencë për shtyp nga senatori i Manchester United. Carrick ka zbuluar se ka patur probleme në zemër: “Më ka ndodhur në ndeshjen kundër Burton dhe në stërvitje. Ka raste kur pyes veten nëse ia vlen akoma që të luaj, por famtirëisht e kam kaluar”.

Gjithsesi, e ardhmja e tij do të jetë me United, me Mourinho që i ka premtuar një vend në stafin e tij.
“Kur do të tërhiqet pres që Carick të bashkohet me stafin e Manchester United, klubi do të ishte shumë i lumtur”, u shpreh Mou.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur