Tërhiqet qeveria gjykata rikthen
në punë nëpunësit e shkarkua

Tërhiqet qeveria gjykata rikthen<br />në punë nëpunësit e shkarkua
Ndryshimet e Kodit të Punës janë votuar në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Mazhoranca shpjegoi se ka reflektuar pas kërkesës së opozitës për t'i dhënë të drejtë gjykatës të rikthejë në punë punonjësit në shtet, nëse janë larguar në mënyrë të paligjshme.

Eduard Halimi: Në këte projektligj ka regres sa u përket të drejtave të të punësuarve. Gjykatës i hiqet e drejta për rikthimin në punë. Ju e ndryshuar vetëm për Shërbimin Civil. Por ka shumë punonjës në shtet që nuk janë në shërbim civil por me kontrata. Tërhiquni. 

Vasilika Hysi: Është ndryshuar për të gjithë punonjësit në administratën publike. Nuk di pse jeni kundër kur janë bërë reflektime. Ju nuk e keni lexuat variantin integral

Fatmir Xhafaj: U rikthye siç ishte Kodi i Punës. 

...
Dy komisionet hetimore mblidhen në kuvend
Komisioni hetimor për emërimet ën administratën publike vendos tu drejtohet institucioneve publike për të dhënë informacion për çdo rast për të cilat ka informacion se ka persona të inkriminuar. Nënkryetari Musa Ulqini tha se komisioni nuk mund të verifikojë me mijëra emërime që janë bërë në administratë por të kërkojë informacion për çdo indice që ka secili anëtar i komisionit. Për kryetarin e komisionit Genc Pollo këto institucione mund të jepnin informacion të plotë për të gjitha emërimet për këtë kërkoi që informacioni të ofrohet në mënyrë elektronike.

Ndërkaq një tjetër komisionin hetimor i ringritur nga kuvendi, ai për serverin e tatimeve miratoi rregulloren ndërsa plani hetimor pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme. Deputete kërkuan që në këtë plan të përfshihet edhe vendimi i prokurorisë që mbyllje këtë çështje hetimore.

Ndërkohë, një pjesë e vogël e dosjeve krahasuar me ato që ka kërkuar opozita, kanë mbërritur në kuvend me një sasi të konsiderueshme materialesh. 

dosjet e nepunesve

dosjet e nepunesve
 
Musa Ulqini: Mazhoranca e angazhuar për të hetuar çdo abuzim me emërimet në administratën publike. Jemi të gatshëm për të bërë çdo verifikim. Këtu është vetëm një përfaqësues i opozitës. Ju e keni kërkuar këtë komision. Ju duhet të vini këtu. Mazhoranca është e gjitha për të treguar vullnetin e saj. Ne do të përgjigjemi për çdo indicie e opozitës. Por s'mund tu kërkojmë dokumentacion të gjithë institucioneve. Do të hetojmë çdo rast pas çdo kërkese specifike nga opozita. Por s'mund të kërkojmë 15 mijë dosje është e pamundur i shqyrtojmë praktikisht. Do të na duheshin 54 ditë pune. 

Pollo: Zyrat e burimeve njerëzore nuk janë dhe aq të zëna me punë. Mund t'i bënin nder vendit me vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit. Të marrim informacion të plotë dhe ne të bëjmë qëndrimin sipas rasteve. A biem dakord?

Ulqini: Do të dështojë komisioni nëse kërkojmë për të gjithë institucionet gjithçka. Duhet të kërkojmë gjithçka për rastet ku ju keni dyshime të ligjshme. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal