Tërmet 6.7 ballë në Greqi dhe
Turqi, 2 të vdekur, 120 plagosen 

Tërmet 6.7 ballë në Greqi dhe<br />Turqi, 2 të vdekur, 120 plagosen <br />​
Një tërmet i fuqishëm ka goditur orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Bodrumit në Turqi, ku janë regjistruar rreth 70 persona të lënduar.

Gjithashtu tërmeti prej 6.7 ballë i shkallës rihter, është ndjerë edhe në ishullin Kos dhe Rodhos të Greqisë, ku ka shënuar dy viktima dhe 120 persona të lënduar.

Nga raportimet e mediave greke mësohet se dy personat që kanë humbur jetë është një shtetas turk 37- vjeçar dhe një 21- vjeçar suedez. 7 të plagosur janë në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerë në gjendje kritike. I lënduar rëndë ka mbetur edhe një turist suedez të cilit i janë prerë të dyja këmbët, ndërsa një suedez tjetër ka marrë një goditje në tru.

Gjithashtu, një mashkull grek dhe një femër greke kanë plagë të rënda në kokë, ndërsa janë dërguar të 4 me helikopter në Iraklio të Kretës. 

Autoritet nuk kanë renditur një listë me kombësitë e prekura nga këto dëmtime serioze, por zyrtarët e policisë të përfshirë në operacion thanë se një person nga Norvegjia, një nga Turqia, një nga Shqipëria dhe një nga Greqia janë në listën e 4 pacientëve të transportuar me helikopter nga ajri në spitalin e Athinës, Rodhosit dhe Kretës.

Nga tërmeti dëmet materiale të shkaktuara në ishullin Kos kanë qenë të shumta, ndërkohë që edhe transporti detar është pezulluar për shkak të dëmtimit të portit.

Momentalisht banorët dhe turistët në këtë ishull janë duke qëndruar jashtë banesave të tyre. Nga sa raportohet nga mediat greke, një tjetër tërmet pritet të godasë këtë zonë. 

Tërmeti që goditi Egjeun shkaktoi gjithashtu edhe një cunam duke bërë që dallgët të godasin ishujt grek Kos e Rodos, por me intensitet të dobët dhe nuk janë shënuar dëme apo persona të lënduar. 



[gallery]23184[/gallery] 

Lajmet minutë pas minute nga tërmeti që goditi Turqinë

Ora 15:00 Shqiptari i plagosur jashtë rrezikut për jetën


Edhe mediat greke sikurse edhe emigranti nga Shqipëria raportojnë se mes të plagosurve është edhe një shqiptar.

Ai është i shtruar në spitalin Thriasos së bashku me dy të plagosur të tjerë një skandinave dhe një greke.  Drejtori i spitalit i cili ka folur për mediat është shprehur se shqiptari është i plagosuri më rëndë pasi ka pësuar dëmtime në shpinë dhe në legen por po merr përkujdesjen e duhur.

Mësohet se i plagosuri është Aldo Begolli dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ora 12: 10 Tërmeti në Turqi, 17 shqiptarë udhëtuan drejt Bodrumit javën e fundit
Qyteti turk i Bodrumit, ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm prej 6.7 ballë i shkallës rihter, është ndër destinacionet e preferuara të turistëve. 

Aty shkojnë edhe shumë shqiptarë për të kaluar pushimet verore. Mësohet se rreth 17 turistë nga Shqipëria kanë udhëtuar javën e fundit këtij qyteti,
për të kaluar pushimet. 

Të dhënat bëhen të ditura nga autoritetet kufitare të cilat nga ana tjetër bëjnë të ditur se numri mund të jetë edhe më i madh, pasi agjencitë turistike i nisin një pjesë të mirë të tyre nga Prishtina ose Shkupi. 

Ndërkohë, ambasada shqiptare në Turqi bën të ditur se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga tërmeti. 

Tërmeti 6.7 ballë që goditi Bodrumin dhe ishujt grekë Kos e Rodos, shkaktoi dy viktima dhe mbi 100 të plagosur. 

Ora 10:40 17 shqiptarë udhëtuan drejt Bodrumit javën e fundit
Rreth 17 shqiptarë kanë udhëtuar javën e fundit drejt vendit ku ka rënë tërmeti në Turqi, për të kaluar pushimet. 

Të dhënat bëhen të ditura nga autoritetet kufitare. 

Dyshohet të ketë edhe shqiptarë të tjerë të cilët kanë udhëtuar për turizëm në qytetin ku u regjistrua tërmeti, pasi kompanitë e turistike i nisin pushuesit nga Shkupi ose Prishtina.

Ora 10:20 Ambasadori shqiptar në Turqi, Gazheli: S'ka shqiptarë të lënduar
Ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, ka deklaruar gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, se nuk ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti 6.7 ballë që goditi qytetin e Bodrumit. 

Ai tha se dëmet nga ky tërmet janë të konsiderueshme pasi janë shkatërruar banesa dhe hotele, ndërsa janë shkaktuar dhe viktima.

“Janë prishur banesa, hotele, çka ka bërë që njerëzit të dalin në rrugë të tmerruar. 

Nga grupet e shpëtimit po punohet për gjetjen e personave të bllokuar apo dhe të lënduarit. 

Nga kontakti që kemi pasur me autoritetet turke nuk kemi asnjë shqiptar të lënduar nga ky tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bodrum. Fatmirësisht shtetas shqiptarë nuk ka pasur”
, tha ai. 

Gazheli tha ambasada shqiptare në Turqi ka vënë në dispozicion një numër telefoni për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të lënduar nëse do të ketë.  

Ministria e Punëve të Jashtme, ambasada e Shqipërisë në Turqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke. Deri tani nuk kemi pasur asnjë telefonatë për shqiptarë të lënduar. Numri është si në faqen shqiptare të ambasadës shqiptare në turqi, në FB, Twitter por edhe në faqen time zyrtare”, tha ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, gjatë një lidhje telefonike për Report Tv. 


 
Ora 09:10 Emigranti shqiptar Dritan Tahiri: Një shqiptar i lënduar nga tërmeti
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Dritan Tahiri, një emigrant shqiptarë në ishullin Kos është shprehur se tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka shkatuar dëme të shumta materiale.

Sipas Tahirit tërmeti ka ndodhur rreth orës 12 e 50 me orën tonë, por ndërkohë pritet të ketë edhe lëkundje të tjera.

Mësohet se një shqiptarë ka mbetur i lënduar nga lëkundjet, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

“Tërmeti ka rënë në orën 12 e 50 në fillim nuk e kuptuam se ishte ngadalë, më pas filloj të tundej e gjitha, u rrëzuan disa bare. Ka shumë dëme materiale në pallate dhe shtëpi. Rreziku nuk ka kaluar akoma, njerëzit rrinë akoma jashtë, nuk guxojnë të futen nëpër shtëpi, pasi priten edhe lëkundje të tjera”, tha Tahiri i cili shtoi se në ishull kanë ardhur edhe ndihmat e para.

Ora 08:00 Ambasada shqiptare publikon numrin e emergjencës
Ambasada shqiptare në Turqi ka vënë në dispozicion një numër kontakti për të gjithë shqiptarët, të cilët kanë nevojë për ndihmë apo asistencë pas tërmetit që goditi këtë vend dhe disa ishuj të Greqisë ditën e djeshme.

Ndërsa, më herët ambasada jonë në Turqi bëri me dije se nga tërmeti nuk ka pasur viktima apo të lënduar nga radhët e shqiptarëve.

Ambasada Shqiptare në Turqi pas komunikimit me autoritetet Turke konfirmon se nuk ka viktima dhe as të lënduar qytetarë shqiptarë nga tërmeti i fuqishëm që goditi qytetin e Bodrumit në Turqi”, njofton ambasada.

“Turistet shqiptare te cilet ndodhen atje; per cfaredo pyetje apo asistence numri i Ambasades Shqiptare ne Ankara eshte 0090 312 441 61 03”.

Ora 07:00 Lëkundjet shkaktuan një cunam në detin Mesdhe
Lëkundjet e forta kanë shkaktuar dallgë në detin Mesdhe, për pasojë është krijuar një cunami të vogël.

Cunami goditi disa plazhe duke përmbytur disa hotele dhe bare dhe duke nxjerrë barkat në rrugët e qytetit.

Më të prekur nga tërmeti janë ishujt Kos dhe Rhodes

Të dy viktimat u raportuan në ishullin e Kos, nën një tavan të shembur, ndërkohë që grupet e shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar.
 
Kryebashkiaku i Kos tha se të paktën 100 vetë u plagosën, dhe se përpos tëmetit ishulli ishte goditur gjithashtu edhe nga cunami.
 
Gjithashtu në Turqi, të paktën 70 persona u pranuan në spitalet në Bodrum, nga të cilët shumica ishin lënduar gjatë përpjekjeve për të lënë ndërtesat gjatë lëkundjeve.

Ora 05:00 Tërmeti ndjehet edhe në ishujt grek Rodos e Dodekanez
Tërmeti është ndjerë ehde në ishujt grek Kos dhe Rodosit në Dodekanez.

Sipas Insitutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 01:31 minuta sipas orës lokale. Valët e lëkundjes janë ndjerë në të gjithë Egjeun.

Epiqendra është shënuar 40 kilometra në det dhe thellësia e lëkundjes ndodhet në 8 kilometra. 

Ora 03:00 Mediat greke: Dy persona kanë humbur jetën
Nga raportimet e mediave greke mësohet se dy personat që kanë humbur jetë është një shtetas turk 30- vjeçar dhe një 20- vjeçar suedez.

Ora 02:00 Dyshohet të ketë të vdekur nga tërmeti

Ora 01:10 Banorët dalin nëpër rrugë të tmerruar
Menjëherë pas tërmetit banorët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë jashtë në rrugë.

Ora 00:57 Tjetër lëkundje tërmeti me magnitudë 5.1 ballë
Vetëm pas 7 minutash pas lëkundjes së parë ka ardhur lëkundja e dytë e cila ka që me magniutë 5.1 ball. 

Ora 00:55 Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter
Forca goditëse e tërmetit që goditi Egjeun dhe për rrjedhojë vala goditëse u përhap në disa qytete greke dhe turke, ka qenë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter. 

Ora 00:50 Lëkundje tërmeti në Turqi
Ishte ora 12 e 50 kur është ndjerë lëkundja e parë. Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë me epiqëndër në jugperëndim të Turqisë me thellësi 10 kilometra ka shkundur qytetin turistik të Bodrumit dhe disa ishuj të tjerë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.




 

 
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi