Tërmet 7.4 ballë në Japoni
momentet e lekundjes/Video

Tërmet 7.4 ballë në Japoni<br />momentet e lekundjes/Video
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë. Ky ka qenë një ndër tërmetet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë. Lëkundet kanë shkaktuar dhe incidente, duke rrezikuar ndjeshëm edhe centralin bërthamor në Fukushima, pasi në një fabrikë në qarkun Nishikimachi, pjesë e centralit bërthamor, u shkaktua një zjarr.

Autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se zjarri u neutralizua në kohë, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë shenjë të dëmtimit të centralit.

Tërmeti, me epiqendër në det, u ndje edhe në kryeqytetin Tokio, por nuk ka njoftime për viktima apo dëme. Mijëra persona evakuuan në zona të tjera.  

Një tërmet dhe tsunami i këtij lloji, së fundmi pati goditur Japoninë në vitin 2011 duke vrarë 18.000 njerëz.

Momentet e tërmetit në Japoni, alarmohen për Tsunami
Tërmeti me magnitudë 7.4 i shkallës Rihter në thellësi të Oqeanit Paqësor shkundi fort Japoninë në të gdhirë të ditës së martë. Kjo video tregon çastet e tërmetit, ndërsa Japonia dha alarmin për tsunami në gjirin bregdetar të Fukushima. Fatmirësisht nuk pati viktima dhe tsunami nuk ndodhi.


Redaksia Online
(d.b/l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot