Tërmet  8.2 ballë në Meksikë, 58
viktima, panik dhe frikë për tsunam

Tërmet  8.2 ballë në Meksikë, 58<br />viktima, panik dhe frikë për tsunam
Ka shkuar në 58 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm rreth 8.2 ballë që ka tronditur Meksikën dhe Guatemalën.
 
Tërmeti u regjistrua sot në një thellësi prej 33 km,në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës.
 
Tashmë është dhënë alarmi se vendi mund të 'pushtohet' nga një tsunami.
 
Paralajmërim për tsunami u lëshua menjëherë për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin
 
Në qytetin e Meksikës të gjithë njerëzit  të tmerruar, të mbërthyer nga paniku kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë nëpër rrugë.
 
Në Guatemala në shumë qytete ka patur ndërprerje të energjisë.
 
Pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe disa tërmete me magnitudë më të vogël, por frika ka bërë që në shumë qytete të nis edhe evakuimi i banorëve.
 
Në qytetin e Meksikës si pasojë e dridhjeve është lëkundur edhe Engjelli i Pavarsisë, monumenti historik i vendit.
 
 Qeveria meksikane ndërkohë bëri me dije se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura.

[gallery]23800[/gallery]





  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza