KAMCHATKA - Një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë i shkallës Rihter, ka goditur gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë.

Autoritetet në provincën e largët të Sakhalin lëshuan fillimisht një alarm për cunami, por që u hoq pak minuta më vonë.

Instituti Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte 8.2 ballë, por autoritetet ruse e kanë vlerësuar rreth 6.7 ballë.

Menjëherë pas lëkundjes së fuqishme, u raportuan dridhje të forta të cilat u ndjenë në mbarë vendin. Epiqendra ka qenë në Detin e Okhotsk në perëndim të gadishullit. Ende nuk ka të dhëna për viktima, të lënduar apo dëme materiale. Lëkundjet u ndjenë edhe në veri të Japonisë.

Redaksia Online
(lç/b.y/shqiptarja.com)