Tërmet i fortë në Zelandën e Re
me magnitudë 5.7 ballë,s'ka viktima

Tërmet i fortë në Zelandën e Re<br />me magnitudë 5.7 ballë,s'ka viktima
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Zelandën e Re ku shkalla e tij ka qenë 5.7 ballë duke krijuar mjaft problem në rrëshqitjet masive të dherave e gurëve në zonat e thella.
 
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë qyteti i Christchurch ku dëmet materiale janë shumë të mëdha, por që fatmirësisht deri tani nuk janë raportuar viktima.

Siç bëjnë më dije mediat në Zelandën e Re, nga rrëshqitjet e tokës janë shkatërruar shumë godina dhe biznese në bregdetin e njohur me emrin “Sumner” duke detyruar autoritetet që të evakuojnë nga zona qindra familje të cilat kishin banesat e tyre në Christchurch në Jug të ishillit.

Tërmeti i sotëm ka gjetur në plazhet në lindje të Christchurch qindra turistë por edhe notarë të zonës, kur papritur shkëmbinjtë filluan të binin në det.

Dridhjet e tokës i kanë kujtuar zelandezëve edhe tërmetin e fuqishëm të vitit 2011 prej të cilit humbën jetim më shumë se 185 persona.

Sipas ekspertëve të gjeologjisë tërmeti i sotëm ëhstë shënuar në një thellësi prej 15 në lindje të qytetit.



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën