Tërmet i fuqishëm në Itali, goditet
sërish Aquila, dridhet dhe Roma

Tërmet i fuqishëm në Itali, goditet<br />sërish Aquila, dridhet dhe Roma
Nuk kanë të ndalur dridhjet e tokës në Italinë Qendrore ,pasi mëngjesin e sotëm mes Aquila dhe Rieti brenda nje ore  janë ndier  rreth 3 lëkundje të forta tërmeti duke shënuar  magnitudën më të fortë 5.4 e shkalles rihter, ndërsa origjina ka qënë rreth 9 km në thellësi.

Dridhjet u ndien edhe në Abruzzo në Marche, Lazio dhe Romë.

Pas goditjeve më të forta , jane shënuar dhe lëkundje të tjera por më të vogla. Mediat italiane raportojne se janë rregjistruar disa dëme në banesa ne zonen e Amatrices e cila po ashtu vuan pasojat e te ftohtit dhe debores e për këtë arsye edhe situata vështirësohet.

Një person është nxjerrë pa jetë nga gërmadhat në a Castel Castagna, Teramo. Është i moshës 83 vjeç dhe vdiq pasi e zuri poshtë stalla e shembur.
 
Një tjetër është zhdukur, pasi është përpirë nga një rrëshqitje dheu në Ortolano.
 
Në Castiglione Messer Raimondo, në provincën e Teramos, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga gërmadhat e shtëpisë një 33-vjeçare dhe një 17-vjeçar. Kanë probleme me hipoterminë, me gruan në gjendje më të rëndë.

Shumë banorë kanë bërë thirrje se janë bllokuar nga dëbora dhe nuk arrijnë të dalin.

Për shkak të tërmetit dëbora ka bllokuar shumë rrugë duke vështirësuar edhe kalimin e ndihmave.

Të gjitha rrugët  të cilat  lidhin Romën, Aquila dhe Teramo janë mbyllur për 2 orë.

Ndërsa në Abruzzo trenat kanë ndaluar  vijimin e udhëtimit ndërkohë janë mbyllur edhe stacionet hekurudhore. Në kryeqytetin Italian raportohet se janë evakuar edhe shkollat dhe muzete.

Në Romë shumë prej qytetarëve kanë dalë të frikësuar në rrugë ndërsa të shumta kanë qënë telefonatat në  shërbimin e emergjencave për të kërkuar informacion.

Si pasojë e lëkundjeve  është shembur edhe këmbana e Kishës Shën Agostino në Amatrice.

Në fakt këmbana kish pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 24 gushtit por kjo goditje e re e tokës e shembi totalisht.Kujtojmë se Aquila dhe Amatrice janë një nga zonat më të prekura nga tërmetet ku janë shënuar edhe një numër i madh viktimash.

Në fund të gushtit të viti që lamë pas, tërmeti katastrofik që goditi italinë e pikërisht këto zona u mori jetën rreth 200 personave duke i shndërruar provincat në gërmadha ku edhe sot rindërtimi duket i vështirë.
 
 

[gallery]20624[/gallery]

 redaksia online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës