Tërmet i fuqishëm në Kili, çahet
toka, paralajmërohet dhe cunam

Tërmet i fuqishëm në Kili, çahet<br />toka, paralajmërohet dhe cunam
Kili është lëkundur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 shkallë të Rihterit duke përhapur panik dhe frikë të qytetarët, pasi është paralajmëruar edhe një cunam.
 
Pavarësisht tronditjes, sipas medieve nuk raportohet për të vdekur. Tërmeti është regjistruar 225 kilometra në jugperëndim të qytetit të Puerto Mont.
 
Rreth 4,000 njerëz janë evakuuar nga frika e një cunami të mundshëm pas tërmetit.
 
Presidenti i Kilit Michelle Bachelet përmes një mesazhi në Twitter shkruan "Më shumë forcë dhe inkurajim për bashkatdhetarët prekur nga lëkundjet në Kili.
 
Të gjithë janë në gatishmëri për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë
”.
 
Kili është një nga vendet me aktivitet të lartë sizmik në botë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni