TIRANE - Presidenti Bujar Nishani shkakton tërmet të fortë në Forcat e Armatosura, duke nxjerrë në lirim 3 gjeneralë të cilët mbajnë poste të rèndësishme në Forcat e Armatosurave.
Me 3 dekret që mbajnë datën 21 maj, Presidenti Nishani firmosi lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari dhe Komandantin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi.
Dekretet me nr 8189, nr 8190, dhe 8188 mbajnë datën 21.05.2013.
"Nuk jam shkarkuar vetëm unë por 3 gjeneralë"- tha Lleshi në një prononcim telefonik për tv A1 Report mesditën e sotme.
Në një lidhje telefonike ekskluzive për gazetarin Edvin Parruca të tv A1 Report gjenerali Sandër Lleshi tregoi se si është njoftuar për shkarkimin e tij nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe lirimin nga Forcat e Armaatosura me një dekret vetëm një rresht të cilin e shikon me shumë trishtim. Gjeneral Lleshi thotë se i duhet pak kohë për të kuptuar cfarë fshihet pas shkarkimit ndërsa në zërin e tij ndihet trishtmi për marrjen e këtij vendimi për largimin e tij nga Forcat e Armatosura ku ai ka shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim për 35 vjet. Ai flet dhe për divergjenca që ka pasur me Imamin në qasjen e mënyrës së drejtimit të Forcave të Armatosura të cilat ia ka bërë të ditura zyrtarisht me shkrim edhe Presidentit, edhe Kryeministrit edhe ministrit të Mbrojtjes, edhe Kuvendit.
"I kam sistemuar me kohë me shkrim dhe prej kohësh e prisja reagim ndaj tyre, si duket ky dekret mund të jetë dhe reagimi"- deklaroi Lleshi.
Lleshi ishte propozuar nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare për president para se të zgjidhej Bujar Nishani.

(Faksimile të dekreteve të 3 shkarkimeve)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kush është Sandër Lleshi