Tërmet në Tajvan, 11 viktima, 300
 të plagosur, dhjetëra nën rrënoja

Tërmet në Tajvan, 11 viktima, 300<br /> të plagosur, dhjetëra nën rrënoja
Të paktën 11 persona humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e së premtes pjesën jugore të Tajvanin, 300 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa qindra të tjerë janë nën rrënoja. CNN raporton se nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë mbeti e vrarë edhe një vajzë 10 ditëshe.

Këtër prej viktimave gjetën vdekjen kur një bllok muri u shkëput nga një ndërtesë, raporton BBC. 

Pamjet televizive të raportuara nga BBC tregojnë se punëtorët e shpëtimit janë duke punuar pa ndalim për të shpëtuar njerëz të bllokuar në ndërtesat e rrënuara, duke përdorur shkallë apo mjete të ndryshme për tu ngjitur mbi grumbujt e rrënojave.

Një nga më të prekurat e këtij tërmeti, është ndërtesa 17 -katëshe e quajtur kompleksi “Wei Kuan” , në të cilën banojnë të paktën 256 njerëz. Deri më tani janë shpëtuar më shumë 200 persona dhe besohet se të paktën 30 persona janë ende të bllokuar brenda.



Ministri i Brendshëm Chen Wei - Jen tha se ka ekziston frika që numri i të bllokuarve nën rrënoja të jetë më i madh, në apartamente ka pasur më tepër njerëz se zakonisht, derisa familjet janë mbledhur për të festuar javën e ardhshme Vitin e ri kinez.

Ai tha se hetuesit do të shqyrtojë nëse ndërtesat e shembura nga tërmeti i plotësonin kërkesat e ndërtimit.

Tërmeti zgjati për 45 sekonda dhe e kishte epiqendrën 240km (150 milje) në veri të Tainan, qytet në Tajvan. 



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët