Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Tepelenës në vitin 2004. Ai është dënuar me 100 mijë lekë gjobë për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Sipas vendimit të siguruar nga Report TV, Tërmet Peçi ka përdorur dokumente të falsifikuara për një makinë që ka patur në përdorim.

(Vendimi i Gjykatës së Tepelenës për dënimin e Tërmet Peçit)
Por pavarësisht se ka qenë i dënuar në vitin 2004, kryebashkiaku i Tepelenës në formularin e vetëdeklarimeve nuk e ka deklaruar këtë vepër penale.

(Formulari i vetëdeklarimit të Tërmet Peçit, kryetar i Bashkisë Tepelenë)
Në këtë formular Peçi thotë se nuk është dënuar asnjëherë. Tërmet Peçi tashmë do të jetë objekt hetimi në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe mund t'i hiqet mandati i kryebashkiakut.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com