Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj menjëherë pas tërmetit që ka përfshirë vendin ka reaguar në Facebook. Veliaj iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të kërkojnë ndihmë nëse iu nevojitet. Veliaj bën apel, që të gjithë qytetarët të largohen nga ndërtesat e larta.

SHPËRNDAJE

Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet! 

Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat 

Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar! 

Erion Veliaj, kryetar i bashkisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë pak minuta më parë në Tiranë dhe disa zona përreth. Mësohet se tërmeti ka qenë rreth 5.1 ballë sipas rrjetit ndërkombëtar sizmiologjik, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, rreth 12 km larg me thellësi 20 km.