GREQI- Lëkundjet e një tërmeti 5.9 ballë me epiqendër shtetin grek janë ndierë edhe në Tiranë. Tërmeti ka rënë në ishullin Qefalonia, i cili ndodhet rreth 450 km nga kufiri me Kakavijën, ndërsa lëkundjet e tij janë ndierë edhe në Vlorë dhe Durrës.
 
Epiqendra e tërmetit ka qenë në shtetin grek, dhe është regjistuar me një magnitudë 5.9 ballë.
 
Lëkundjet e tërmetit janë ndierë për disa sekonda edhe në Gjirokastër, e qytete të tjera në jug të Shqipërisë.

Sipas informatave paraprake, ka pasur çarje të mureve të shtëpive dhe dëmtime të rrugëve në Lixouri, por ende nuk ka njoftime për dëme të mëdha apo viktima.

Xhamat e dritareve janë thyer si pasojë e lëkundjeve nga tërmeti ndërsa njerëzit kanë dalë të trembur në rrugë.

Ndërkaq, janë raportuar më pas edhe 2-3 lëkundje më të lehta tërmeti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)