Tërmeti 7.8 ballë trondit Ekuadorin
233 të vdekur e mbi 500 të plagosu

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë ka tronditur Ekuadorin në Amerikën e Jugut duke shkaktuar të paktën 233 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur. Zona më e goditur është ajo bregdetare në provincën Esmeraldes. Presidenti i vendit është rikthyer menjëherë pas vizitës në Vatikan dhe ka pranuar se tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të shkallës rihter është rregjistruar në orën 19:00 me orën lokale ose rreth orës 2 të mengjesit me orën europiane. Rreth 10 mijë trupa dhe 3500 policë janë angazhuar për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.

Epiqendra e tërmetit është 170 km nga kryeqyteti Kuito dhe 27 km nga Muisne ndërsa në një nga qytetet më të mëdha të vendit ka rënë edhe një urë. Gjendja e emergjencës është shpallur në 6 nga provincat më të prekura.

Tërmeti ka qënë i fortë aq sa është ndjerë edhe në veri të Perusë dhe në Kolumbi. 

termeti

Redaksia online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)