Numri i viktimave të tërmetit i cili goditi Meksikën ditën e enjte ka shkuar në 90- të.

Tërmeti që goditi bregun jugor të Meksikës ishte tërmeti më i fuqishëm i cili ka goditur vendin që prej një shekulli.

Tërmeti është ndier që prej qytetit të Mexico deri në qytetin e Guatamala, një zonë ku jetojnë afërsisht 50 milionë njerëz.

Në momentin që tërmeti ka goditur, shumë prej njerëzve ndodheshin në gjumë, ndërkohë që vendin e kanë goditur edhe gjashtë tërmete të tjerë me një magnitudë më të madhe se 5.0.

Ministria e Brendshme e Meksikës ka raportuar 15 vdekje në shtetin e Chiapas dhe katër në shtetin e Tabasco.

Epiqendra e tërmetit prej 8.1 ballësh ishte në Oqeanin Paqësor, rreth 1 mijë kilometra në jug të kryeqytetit të Meksikës dhe 120 kilometra larg brigjeve meksikane.

Një alarm për tsunami u dha menjëherë pas goditjes të tërmetit, ku lartësia e dallgëve arriti një lartësi prej 1.75 metra. Për shkak të tërmetit, alarm për tsunami është dhënë edhe në Zelandën e Re dhe Vanuatu.

Për të përballuar situatën e rënduar, presidenti Enrique Pena Nieto ka deklaruar se ka aktivizuar ushtrinë, marinën dhe policinë federale.


[gallery]23835[/gallery]
Redakisa Online
D.T/Shqiptarja.com