Tërmeti, anulohet alarmi
cunami në Oqeanin Indian

Tërmeti, anulohet alarmi <br />cunami në Oqeanin Indian
INDONEZI- Një paralajmërim për cunami, fillimisht i lëshuar nga autoritetet nëpër vendet që lagen nga Oqeani Indian, u anulua pas një tërmeti në det me magnitudë 8.6. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 33 km, rreth 500 km larg Banda Aceh, kryeqendrës së rajonit indonezian të Aceh, i cili u shkatërrua në vitin 2004 nga cunami i atëhershëm. Alarmi është lëshuar për Indonezinë, Taliandën, Indinë, për vendet e Afrikës lindore që lagen nga Oqeani Indian dhe deri në Australi në anën tjetër të oqeanit.

Në 26 dhjetor 2004, një tërmet me magnitudë 9.1, që ndodhi në pothuaj të njëjtën pikë të Oqeanit Indian, krijoi një cunami shkatërrues që vrau 230 mijë njereëz në vende të ndryshme në brigjet e Oqeanit Indian.

ORA 16:38 – ANULOHET ALARMI TSUNAMI
Alarmi për një tsunami në Oqeanin Indian është anuluar pasi një tërmet goditi zonën e Aceh, pranë brigjeve perëndimore të ishullit të Sumatra-s në Indonesi. Si qendra amerikane për monitorimin e tsunameve ashtu edhe qendra gjeofizike indoneziane janë të një mendje: nivelet aktuale tregojnë se kërcënimi është reduktuar për pjesën më të madhe të zonës së interesuar.

ORA 13:30
Një goditje e dytë sizmike me magnitudë 8.2 është regjistruar rreth dy orë pas së parës (12:42 me orën tonë), në pothuaj të njëjtën pikë. Megjithëse më e vogël, goditja e dytë konsiderohet më e rrezikshme në shkaktimin e një cunami pasi është në një thellësi më të vogël, 16.4km nën fundin e detit, ndërsa e para ndodhi në 33km thellësi.

Deri tani nuk raportohen dallgë gjigande edhe pse goditja e parë ka qenë horizontale dhe jo vertikale. Një dridhje toke vertikale zhvendos sasi më të mëdha uji dhe pikërisht një e tillë shkaktoi cunamin e vitit 2004.


ORA 12:08
Raportimet thonë se njerëzit në Aceh po largohen hipur në makina dhe motorçikleta, gjithashtu Tailanda po evakuon brigjet e detit Andaman ku ndodhen një pjesë e plazheve me potencialin më të madh turistik të vendit. Njerëzit janë lajmëruar që të qëndrojnë në vende të larta dhe sa më larg detit.
Deri tani, qendrat e specializuara gjeologjike nuk kanë vënë re krijimin e ndonjë dallge gjigande, por fuqia e tërmetit mund të krijojë teorikisht një cunami shkatërrues. Lëkundjet janë ndjerë në tokë deri në Singapor, Malajzi e Tailandë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital