Tërmeti i 26 nëntorit/Nxënësit e shkollave në Kosovë, mbledhin rreth 7700 euro për bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri

Tërmeti i 26 nëntorit/Nxënësit e shkollave në Kosovë, mbledhin rreth 7700 euro për bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri

KOSOVE- Nxënësit e shkollave të Komunës Ferizaj në Kosovë kanë mbështetur bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri. Ministrja Shahini në një publikim në rrjetin social është shprehu mjaft e emocionuar nga ndihma e nxënësve të shkollave të Komunës Ferizaj, të cilët kanë grumbulluar 7760 Euro për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. 

“Jam e prekur nga bujaria e nxënësve dhe i falënderoj pafund!” – shprehet ministrja Shahini ndërsa falënderon gjithashtu stafin organizativ të Drejtorisë Komunale të Arsimit Ferizaj, si dhe të gjithë mësuesit e përfshirë bashkë me nxënësit në këtë nismë. 

Nisma është iniciuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit Ferizaj dhe ka gjetur menjëherë mbështetjen e mijëra nxënësve, të cilët janë aktivizuar për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria.

Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të përfshira në këtë organizim janë: “Gjon Sereçi”; “Ahmet Hoxha”; “Ganimete Tërbeshi”; “Ismail Qemajli”; “Liman Rekaj”; “Enver Topalli”; “Jeta e Re”; “Pesë Dëshmorët e UÇK”; “Besim Rexhepi”; “Bilall Shala”; Mehdi Xhaferi”; “Visar Dodani”; “4 Prilli”; “Riza Matoshi”. 

Ndërsa nga shkollat e mesme të larta janë: “Shkolla e Mesme e Mjekësisë”; Gjimnazi “Dr. Shaban Hashani”; Shkolla e Mesme Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”; Shkolla e Mesme e Muzikës “Çesk Zadeja” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani”. 

Të gjithë nxënësit e 19 shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta që janë përfshirë në këtë aktivitet humanitar, krahas mbështetjes së tyre të drejtpërdrejtë humanitare, kanë organizuar edhe aktivitete bamirësie ku kanë përfshirë shumë qytetarë, prindër dhe nxënës në këtë aktivitet solidar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Bosnja nis autokolonën me 300 ton mallra për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit

1577365893_bosnja2.jpg

Sot u bë një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit dhe solidariteti vazhdon për të prekurit nga kjo tragjedi.

Së fundmi, një autokolonë me ndihma prej rreth 300 ton mallrash, kryesisht materiale ndërtimi u nis dje nga Sarajeva për në Shqipëri.

Themeluesi i Shoqatës “Pomozi.ba”, Elvir Karaliç tha se para një muaji ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Karaliç tha se kërkesat ishin fillimisht për ushqim, dyshekë, tenda dhe garderobë, por pas konsultimit me Shtabin e Krizave në Durrës, pati një ndryshim.

“U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor.

Pra, nga këto 300 ton ndihma, ka 14 maune, rreth 270 ton janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe veshje”, tha Karaliç.

Ai shtoi se kjo ndihmë është nga populli i Bosnjës e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë.

Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në Bosnje,  Muharrem Zejnullahu kujtoi se menjëherë pas tërmetit shoqata u përfshi në mbledhjen e ndihmës.

Ai falënderoi “Pomozi.ba” dhe të gjithë qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Ai shtoi se krerët e shumë qyteteve të vendit, veçanërisht në Federatën e BeH-së kontaktuan me të dhe ofruan mbështetje dhe shprehu gatishmërinë për ndihmë.

Kjo është një nga autokolonat më të mëdha të ndihmës humanitare të këtij lloji që niset pas tërmetit në Shqipëri. Një autokolonë e madhe, 14 maunë të mëdhenj me 300 ton materiale ndërtimi dhe ndihma tjera”, tha Zejnullahu.

“Nuk jam i befasuar nga reagimi i qytetarëve të BeH-së, me reagimin fillimisht të Elvirit dhe shoqatës së tij, meqë e dimë çka kanë kaluar. Kjo është një katastrofë natyrore, ndërsa ne kemi pasur një fatkeqësi të tmerrshme nga mendja dhe dora e njeriut. Ne kemi kaluar nëpër këtë situatë  dhe e dimë se si është kur dikush mbetet pa asgjë dhe një shtëpi, ndërsa në Shqipëri dhe Durrës dhjetëra mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë”, tha Zejnullahu.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale, ku mijëra shqiptarë kanë mbetur pa një banesë mbi kokë.

Autokolona nga Bosnja
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 26/12/2019 15:42

    Saliu nfdihmoj Bosnjen me nate per ti çfarosur Boshnjaket! Ndersa Boshnjaket me ndihma per te prekurit nga Termeti bravo bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale