Tërmeti tragjik në Turqi, niset nga Shqipëria grupi me 53 mjekë dhe specialistë në ndihmë të tyre! Politika shqiptare në unison me popullin turk

TIRANË- Shqipëria është gjendur krah Turqisë pas tërmetit shkatërrimtar që la pas qindra të vdekur e mijëra të plagosur. Kryeministri Edi Rama njoftoi se është nisur një mision shpëtimi nga Shqipëria në Turqi për të mbështetur ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi. Kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet për familjet që humbën njerëzit e dashur nga tërmeti fatal. Mbështetje ka ofruar edhe Kosova. 

“Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se plot 53 anëtarë personeli mjekësor dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit dhe 7 mjete janë nisur drejt Turqisë për t'u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti tragjik që ka shkaktuar me mijëra viktima. 

"Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, shkruan Osmani.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Shqipëria është e gatshme të ofrojë çfarëdo lloj ndihme që mundet për Turqinë.

“Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi.”- shkroi Xhaçka.

Nga ana tjetër, Presidenti Bajarm Begaj tha se Shqipëria është krah Turqisë në këtë moment të vështirë.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Begaj.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha shprehën lutjet për të gjitha viktimat që humbën jetën në mënyrë tragjike nga ky tërmet fatal.  

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht”, shkruan Meta.

"Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre", shkruan Basha.

Ngushëllimet për viktimat dhe mbështetjen e Shqipërisë e shprehën edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministri i Mbrotjes Niko Peleshi.

Kujtojmë që Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja.

46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami dha Turqia në konferencën e donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë” që Komisioni Evropian organizoi për ringritjen e vendit tonë dhe që mblodhi në total 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Kurti telegram ngushëllimi Erdoganit: Jemi pranë jush

1674917771_AlbinKurti2EPAValdrinXhemaje15785107145741280x720.jpg

Përmes një letre drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të thella atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Turqinë, kurse të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Në letër, më tej thuhet se: “në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie”.

Postimi i plotë

Përmes një letre drejtuar Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të thella atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Turqinë, kurse të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Në letër, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie.

Ora 20:36
Me kërkesë të ministrisë turke, Kosova dërgon një grup ushtarësh të FSK-së në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të dërguar një grup ushtarësh të Forcave Speciale të Kosovës në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Mësohet se dërgesa e grupit të ushtarëve është bërë me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi”, thuhet në komunikatë.

Ora 19:51
Tragjedia në Turqi, Dash Sula: Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë

1675709525_dashnorsula.jpg

Një deklaratë aspak e zakontë ka bërë ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula. Ai është shprehur se ky tërmet në Turqi ka ardhur si “pasojë gjynaheve” që ka qeveria, pro që pasojat kanë rënë mbi qytetarët.

Sula u shpreh se ka rezerva lidhur me qeverinë turke, e cila siç tha, ka shumë gjynahe për të larë.

“Keqardhje për të gjithë popullin turk. Ngjarje të tilla ndodhin, por çdo njëri duhet të kuptojë që duhet të besojë në Zot, që nga ai kryeministri turk dhe qeveria turke për të cilin kam rezerva. 

Duhet të kuptojë se kjo botë të sprovon me ngjarje të dhimbshme. Jo vetëm kur kemi ngjarje të tilla duhet t’i drejtohemi Zotit dhe të tregojmë njerëzillëk. Njerëzillëk duhet treguar edhe në kohë paqeje dhe normaliteti. 

Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë, e keqja është që i bie popullsisë. Popullsia në zonën ku ka rënë tërmet i përket zonës kurde, ndaj të cilëve ka qenë shumë e madhe”, tha Sula.

Ora 16:56
Në ndihmë të Turqisë, nisen nga Shqipëria 53 pjesëtarë të personelit mjekësor! Mes tyre edhe specialistë të kërkim-shpëtimit

 

Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,  në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 7 mjete janë nisur drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të lehtësuar sadopak pasojat e kësaj tragjedie.

Pjësëtarët e ekipit që do të marrin pjesë në këtë mision solidariteti u përcollën në një ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Teksa shprehu mirënjohjen edhe në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare për të gjithë personelin që do të angazhohet në këtë operacion, z.Peleshi tha se ky është një kontribut që i kthehet Turqisë, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë vazhdimisht edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Turqia është një vend mik shumë i rëndësishëm për ne, që na ka mbështetur vazhdimisht. Kështu që në një farë mënyre ky është kthim i kontributit. Por, edhe nëse një fatkeqësi do t’i ndodhë një vendi tjetër, Shqipëria jonë e vogël do të tregojë se është gjithmonë e gatshme që kapacitetet e veta t’i verë në dispozicion, sepse në emergjencë apo solidaritet ne jemi tashmë pjesë edhe e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ku nuk jemi vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë. Unë ju falenderoj shumë për kontributin që do të jepni aty. Mirënjohje edhe në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministrit dhe të ktheheni shëndoshë”, u shpreh Ministri Peleshi në ceremoninë e përcjelljes së ekipit shqiptar.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral brigade Arben Kingji, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako si dhe komandantë forcash të FA.

Ora 13:44
Gërvalla reagon për tërmetin në Turqi: Kosova e gatshme të ndihmojë

1675687490_turqiiii.JPG

Ministrja e Jashtme e Kosovws, Donika Gërvalla përmes një postimi të bërë në Twitter, ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve pas tërmetit që goditi Turqinë.

Gërvalla ka thirrur në telefon homologun e saj turk, Mevlut Cavusoglu, pas tërmetit për ti shprehur ngushëllimet për të gjithë personat që humbën jetën, duke shpresuar për shpëtimin e personave të pagjetur.

“Fola me kolegun tim turk, Mevlut Cavusoglu dhe shprehëm ngushëllimet tonë të sinqerta për humbjet e jetëve në këtë tërmet të tmerrshëm. Ne shpresojmë që ata që janë të pagjetur do të shpëtohen shpejtë. Kosova qëndron gati të ndihmojë në çdo formë të mundshme”, shkroi Gërvalla në Twitter.

Ora 13:07
Kreu i Emergjencave Civile: Shqipëria do nisë ekipin me 38 persona në Turqi, specialistë të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë

 

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për Report Tv duke thënë se një ekip prej 38 personash është bërë gati për të shkuar drejt Turqisë që t’i vihet në ndihmë autoriteteve dhe popullit për të vijuar operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues 7.9 ballë.

“Ka pasur dëme katastrofike, jetë të mëdha njerëzish dhe dëme të mëdha në objekte e godina, vazhdojnë kërkime për jetë të shumta që ndodhen nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Qeveria shqiptare, Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe ministria e Mbrojtjes në kontakt intensive ka shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe gatishmërinë për të vënë në dispozicion grupet e kërkim shpëtimit. Brenda ekipeve do të ketë dhe mjekë. Shumë shpejt këto forca të koordinuara do të nisen me një avion të posaçëm. Për pak orë besoj që do të nisen drejt destinacionit përkatës. 38 persona janë ekip, specialist të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë. Bëhemi pjesë e dhimbjes së madhe të popullit turk por edhe me gatishmëri.”, tha Çako.

Ora 12:37
Tërmete në Turqi, Berisha: Ngushëllime familjeve të viktimave dhe autoriteteve vendore

1675517246_WhatsAppImage20230204at12.14.26.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit tragjik që ka goditur Turqinë.

 “Një tërmet i rëndë 7,8 shkallësh ka goditur Turqinë qendrore dhe në Sirinë verilindore duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur. Me këtë rast duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ora 11:16
Presidentja Osmani reagon për tërmetin e fuqishëm në Turqi: Jemi gati të ofrojmë mbështetjen tonë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili  goditi sot Turqinë. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura dhe i ka uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve nga tërmeti. Gjithashtu, ajo thekson se Kosova ëstë gati të ofroj mbështetjen e nevojshme.

 

“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar Presidentja.

Ora 11:11
Tërmeti në Turqi e Siri, Basha: I tronditur, mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat

1675678386_fdjn1.jpg

Për tërmetin në Turqi e Siri ka reaguar edhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë.

“I tronditur nga raportet për humbjet shkatërruese të jetëve në #Turkiye. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Shqiptarët solidarizohen me popullin e #Turkiye në këto orë tragjike. #tërmet”- shkroi Basha.

Ora 10:31
Tërmeti shkatërrues në Turqi, Peleshi: Trishtim për viktimat dhe të plagosurit! Jemi pranë jush

1675665645_1675664638TURQI6.jpg

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrues që ka ndodhur në Turqi duke lënë qindra vikima.

"Tronditje dhe trishtim për qindra viktima dhe mijëra të plagosur që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar i këtij mëngjesi, në Turqi dhe Siri. Jemi me zemër dhe mendje pranë familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve", shkruan Niko Peleshi në Twitter

Ora 10:23
Tërmeti shkatërrues, Rama: Një mision shpëtimi niset që sot nga Shqipëria në Turqi

Kryeministri Edi Rama bën me dije se një mision shpëtimi nga Shqipëria do të niset sot në Turqi për të ndihmuar për tërmetin shkatërrues.  

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.

Ora 10:20
Ambasadori shqiptar në Turqi: Deri tani s'ka viktima shqiptare! Banorët përjetuan tmerr nga tërmeti i fortë, zgjati rreth 2 minuta

 

Kastriot Robo, ambasadori shqiptar në Turqi ka folur për Report Tv duke thënë se qytetarët janë të tronditur nga tërmeti shkatërrues pasi ishte shumë i fortë dhe zgjati rreth 2 minuta.

“Është në zonën lindore dhe juglindore të Turqisë. Siria dhe Turqia janë afektuar në mënyrë shkatërruese. Për momentin nuk na rezulton që ka shqiptar të afektuar nga tërmeti, viktima ose të lënduar. Ne jemi në lidhje dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe s’na rezulton të ketë viktima shqiptare në ato zona. Adana është qyteti më i madh në atë zonë. Ajo që ata thonë është se ka qenë tmerr se ishte tërmet i fortë dhe zgjati rreth 2 minuta.  Është realisht një tërmet i fortë i cili është vijuar me rreth 78  pasgoditje”, tha Robo.

Ora 10:07
Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi

1675328927_Screenshot4.jpg

Në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shpreh ngushëllimin e saj për viktimat.

“Të gjithë jemi të tronditur e hidhëruar nga lajmi për tërmetin shkatërrimtar në disa qytete të Turqisë Juglindore, për mbi pesëqind viktimat që humbën jetën, të lënduarit e të bllokuarit si edhe rrënimin e banesave të shumta. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj dhimbjen me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Şentop, me familjet e viktimave e të të dëmtuarve dhe popullin turk. Lutemi për ju dhe ju jemi pranë në këto ditë të rënda. Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat e kësaj goditjeje të natyrës!” – shkroi ajo.

Ora 09:58
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës në Ankara: Dhimbje e thellë! Nëse ka qytetarë nga Kosova që kanë nevojë për ndihmë ja ku të kontaktoni

1675673946_fhjll.JPG

Ambasada e Kosovës në Ankara ka reaguar pasi një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë goditi provincat jugore të Turqisë, duke lënë të vdekur të paktën 284 njerëz në të gjithë provincat turke dhe të paktën 230 njerëz në Siri.

Ambasada e Kosovës ka publikuar numrat emergjentë në të cilën qytetarët mund të kontaktojnë teksa ka shprehur ngushëllime për popullin e Turqisë.

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

 “Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99 Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Ora 09:48
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, nëse ka shqiptarë që kanë nevojë për ndihmë ja ku të konktaktojnë

1675671282_Screenshot31.jpg

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985

Konsullata e Republikës së  Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219.

Ora 09:35
Tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri, ambasada e Shqipërisë në Ankara: S’ka shqiptarë të lënduar

Sipas informacioneve që vijnë nga ambasada e Shqipërisë në Turqi, nuk ka ansjë shqiptar viktimë ose të lënduar.

“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar.”- thuhet në njoftim.

Ora 09:31
Tërmet i i fuqishëm në Turqi e Siri, Meta: Lutjet tona shkojnë për viktimat e shumta

1675672335_ev.JPG

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilri Meta ka reaguar për tragjedinë në Turqi dhe Siri, ku një tërmet i fuqishëm ka shkaktuar mnë shumë se 600 viktima.

’Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve.’- shkruan Meta.

Ora 09:20
Tërmeti 7.9 ballë në Turqi, reagon Xhaçka: Jemi të gatshëm për ndihmë

1675671707_minxhacka1e1609955765475.jpeg

Ministrja për Punët e Jashtme dhe për Evopën, Olta Xhaçka ka ndarë mesazhin e saj duke garantuar ndihmën për Turqinë nga ana e Shqipërisë.

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima.

Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi.”- shkroi Xhaçka.

Ora 09:08
Tërmeti me mbi 600 viktima në kufirin mes Turqisë e Sirisë,Veliaj: Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit!

1675605136_Screenshot3.jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Turqinë Juglindore në kufi me Sirinë, ku janë regjistruar mbi 600 viktima. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe ka treguar mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit turk ë këtë humbje të madhe njerëzish. 

"Sot Tirana  u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi.  Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona", shkruan Veliaj në facebook

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Ta Nguli: 07/02/2023 06:36

    O qeni Arbëror mëso Shqip mor analfabet, se në Shqip ska fjal shkjau , kjo fjal është sërbisht o spiuni sërbit. Ti je analfabet e bën komente në një koh që ti ske as 2 gram tru.

    Përgjigju
  • Iris: 07/02/2023 03:17

    Veprim i duhur nga ana e Shqiperise e Kosoves.

    Përgjigju
  • Taypi: 06/02/2023 20:12

    O dash buçja si nuk ke turp qe flet ne kete lloj gjuhe... Esht gjynaf se mbi te gjitha jane njerez.. Dhe turqia na ka ndihmuar sa here kemi pas nevoj... Do zoti ne koken tende dhe te vesh ne hale

    Përgjigju
  • don: 06/02/2023 15:52

    Kjo eshte tragjedi shume e rende. zoti te ndihmoje popullin turk dhe sirian. HSpresojm shteti shqiptar te bej sa te mundet qe te ndihmoj ne shpetimin e jeteve njerezore, sic na kane ndihmuar Turqit ne cdo fatkeqesi qe kemi patur ne

    Përgjigju
  • Qazime: 06/02/2023 14:37

    gjithmone do jemi prane popujve ne nevoj per ti dhene ndihmen tone

    Përgjigju
  • A. N.: 06/02/2023 13:27

    I bleu qeveria qente per nuhatjen e viktimave te termetit?

    Përgjigju
  • klodjan: 06/02/2023 12:18

    Nje tragjeid per ta , ne duhet ti jemi prane ne momente te veshtira sic na u gjenden ata

    Përgjigju
  • Hitman: 06/02/2023 12:09

    RRI MOR BOLE ATY SE JE MIRE SHIF SHTEPULIAT E TERMETIT TE 2019 QE SKANE MBARU AKOMA

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/02/2023 11:14

    Erdhi edhe një termet fatkeqsisht, kurse Edvin shkjau shqipfolës fërkon duart sepse vjedh dhe vjedh me shëmti në fatkeqsisht në fatkeqësi…i pështirë

    Përgjigju
  • Ledi: 06/02/2023 10:51

    Sa mir qe po ndihmoni ekipe per ti ndihmuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip