Tërmeti me viktima dhe qindra të plagosur në Shqipëri, Basha anulon vizitën në Athinë

Tërmeti me viktima dhe qindra të plagosur në Shqipëri, Basha anulon vizitën në Athinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, anulon vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte, bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit.

Ka qenë kryetari i PD-së i Degës së Athinës, Fatmir Gjoçi i cili ka bërë me dije se Basha ka anuluar vizitën në Athinë për shkak të tërmetit që ra ditën e djeshme në Shqipëri.

“Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, e anulloi vizitën e tij në Athinë.

Zoti Basha kishte planifikuar një sërë takimesh, me Kryeministrin e Greqisë z. Micotakis, Ministrin e Punëve të Jashtme z. Nikos Dendias dhe një sërë personalitetesh të larta të shtetit helen, si dhe personalitete ndërkombëtare diplomatike, që ishin të ftuar në Kongres.”- thekson Fatmir Gjoçi, kreu i degës së PD në Athinë, i cili shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjet që humben njerëzit e tyre dhe uron shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 27/11/2019 19:30

    QEVERIA TE SEKUESTROJE VILAT DHE APARTAMENTET E KETYRE HAJDUTEVE TEK GJIRI I LALEZIT E KUDO KU I KANE ,,,DHE TE STREHOJNE TE PASTREHET QE KANE DALE NGA KY TERMET ,,,POR NUK NDIHET AS ILIRI,AS MONIKA,AS SALI BERISHA,,AS TE KORRUPTUARIT E TJERE QE KANE VILA TEK GJIRI I LALEZIT,,JANE KETA PALACO QE LEJUAN NDERTIMET NE ZONA RREPTESISHT TE NDALUARA ,,SI KENETA,,,APO TEK BREZI I RERES NE BREGUN E DETIT NE DURRES,,,,I LUTEM EDI RAMES TE SHEMBE TE GJITHA PALLATET QE JANE PLASARITUR NE PLAZHIN E DURRESIT,,SEPSE DHE NJE TERMET TJETER DHE ATO SHEMBEN,,,,ATY NE PLAZH ESHTE BERE NJE MASAKER URBANISTIKE DHE PERGJEGJESI KRYESOR ESHTE SALI BERISHA ,,,,,AI DUHET TE ARRESTOHET MENJEHERE DHE TE AKUZOHET PER VJEDHJE ,,VRASJE ,,DHE TERRORIZEM--MASAKER ME PERMASA TE MEDHA NDAJ POPULLIT SHQIPTAR,,,...I LUTEMI AMERIKES TE NA SHPETOJE NGA KY KRIMINEL DHE BANDA E TIJ,,..//

    Përgjigju
  • heroi: 27/11/2019 09:57

    ky eshte heroizem. Te anylloje viziten ne Greqi (kujt i plasi b..ha)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale