Tërmeti në Ischia, 11-vjeçari:Mendimi
i parë kur pash dritë ishte Zoti
VD|Dy vëllezërit Ciro e Mattias para tërmetit

Tërmeti në Ischia, 11-vjeçari:Mendimi<br />i parë kur pash dritë ishte Zoti<br />VD|Dy vëllezërit Ciro e Mattias para tërmetit
Në një intervistë të dhënë për mediat italiane 11-vjeçari Ciro Marmolo i cili u shpëtua nga autoritetet nën gërmadhat e banesës së tij së bashku me dy vëllezërit e vegjël deklaroi se gjëja e parë që mendoi kur pa dritën e diellit ishte Zoti. 11-vjeçari prej 16 orësh kishte mbetur i bllokuar me dy vëllezërit e tij Mattias 8 vjeç dhe Pasquale 7 muajsh të cilët fatmirësisht arritën të shpëtojnë gjithashtu.

Tre fëmijët u bllokuan pas shembjes së banesës së tyre në ishullin Ischia pranë Napolit pas tërmetit me magnitudë 3.6 mbrëmjen e së hënës.

Vogëlushi me nënën e tij përkrah nga ambientet e spitalit deklaroi se  “Kur kuptova se vëllai im më i vogël Pasquale ishte mirë mora kurajë dhe thosha se duhet t’ia dal, duhet të shpëtoj. Kur pashë dritën për herë të parë pas aq orësh errësire mendova për zotin, ai duhet të ekzistojë besoj”.

I lumtur se është ende gjallë Ciro deklaroi se mendoi se do vdiste në ato momente dramatike që nuk do t’i harroj kurrë, me zërin e ngjirur dhe pranë nënës së tij 11-vjeçari tregon historinë se si i dha kurojë edhe vëllait tjetër 8-vjeçar Mattias se do t’ia dilnin mbanë gjë për të cilën mediat dhe qytetarët italianë e cilësojnë si një hero.

VIDEO/Vëllezërit Ciro e Mattias Marmolo në banesën e tyre para tërmetit në Ischia
Në një video ekskluzive që Shqiptarja.com siguron të regjistruar nga vetë Ciro një vit më parë kur ai ishte 10 vjeç së bashku me vëllain e tij Mattias në banesën  e tyre në ishullin e Ischias që tani ka mbetur vetëm një gërmadhë.

Në videon për miqtë e tyre në rrjetet sociale Ciro prezanton dhomën ku jeton së bashku me vëllain e tij, e njëjta dhomë nën gërmadhat e së cilës mbetën të bllokuar për orë të tëra, por 1 vit pas kësaj video fati dhe përpjekjet e zjarrfikësve bënë të mundur shpëtimin e dy vogëlushëve dhe vëllait të tyre 7 muajsh që nuk kishte lindur ende kur Ciro regjistroi videon e mëposhtme. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete