ITALI-Dy gra kanë humbur jetën dhe 39 persona të tjerë janë plagosur nga tërmeti, ndërsa sot janë nxjerrë nga rrënojat një foshnje 7-muajshe dhe njëri nga dy vëllezërit në ishullin Ischia, ndërsa vijojnë kërkimet për të shpëtuar edhe të dytin.
 
Foshnja është nxjerrë nga grupet e shpëtimit nga rrënojat gjatë natës, ndërsa njëri nga dy vëllezërit, 7 vjeç u nxor pas 14 orësh nën rrënoja.
 
Grupet e kërkimit vijojnë punën për të shpëtuar edhe vëllain tjetër të 7-vjeçarit, fëmijën 11-vjeç që ndodhet ende nën rrënoja.
 
Foshnja 7-muajshe dhe 7-vjeçari që u nxor edhe pse me gërvishtje të vogla janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Tërmeti i 3.6 i shkallës Richter, goditi vendin turistik të Ischia, pranë Napolit, të hënën në mbrëmje duke shkaktuar rrënimin e disa ndërtesave, ndërsa disa shumë persona rezultojnë të zhdukur.


[gallery]23565[/gallery]